TIRANË- Prej gati një ore shefja e OSBE-së, shefja e OSBE/ODHIR, Audrey Glover zhvilloi një takim me kryesocialistin Rama, në selinë rozë.
Takimi i Glover me Ramën u fokusua tek konstatimet e ODHIR gjatë monitorimit të zgjedhjeve të 14 majit. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se në takim është folur për procesin zgjedhor, monitorimin e OSBE për zgjedhjet e 14 majit si dhe konstatimet. Pritet raporti i plotë për zgjedhjet e 14 majit nga OSBE dhe vëzhguesit ndërkombëtarë.
Kujtojmë se pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, vëzhguesit ndërkombëtarë nga OSBE ODHIR, Parlamenti Evropian dhe Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale në Këshillin e Evropës, përcollën të gjithë analizën lidhur me klimën politike të këtyre zgjedhjeve në nivel vendor.
Përfaqësuesit e organizmave ndërkombëtare i cilësuan zgjedhjet e lira dhe të ndershme por me disa rezerva duke përmendur këtu incidente mes forcave politike, intimidimit të zgjedhësve në qendrat e votimit me praninë e tyre etj.
Përfaqësuesja e OSBE-OHIDR, Audrey Glover i ka vlerësuar zgjedhjet vendore përgjithësisht të mirë organizuara, si dhe e konsideroi punën e KQZ si të përpiktë dhe korrekte.
Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 14 maj, PS mori shumicën dërrmuese të bashkive në vend, konkretisht 53, koalicioni “Bashkë Fitojmë” 7 dhe Mega 1 bashki.
-
Shqiptaret e treguan dhe njehere se kush e ka merituar fitoren
Përgjigju -
Vetem perpara me nje lider si ju ,partia socialiste ka punuar per Shqiperine ne cdo sektor
Përgjigju -
vetem perpara
Përgjigju -
Qytetaret votuan me te mirin
Përgjigju -
Zgjedhjet me te qeta
Përgjigju -
Procesi u votimeve eshte per tu vlersuar ne cdo qark te shqipris cdo gje shkoi me sukses.
Përgjigju -
Ne cdo qytet te vendit zgjedhjet ishin te lira dhe pa asnje problematike
Përgjigju -
Opozita ta pranoje humbjen e ta kuptoje njehere e mire qe populli do PS ne krye te vendit dhe asnje parti tjeter
Përgjigju -
Keto zgjedhje ishin te rregullta dhe nuk pame asnje blerje vote
Përgjigju -
Seshte hera e pare qe partia fiton ne kete lloj mase po ju skeni ca thoni me edhe mashtroni njerezit duke thene se votat jane bere duke u ushtruar presion
Përgjigju -
Zgjedhjet jane bere me vullnet te lire dhe me deshire te plote nga qytetaret po ju e keni mendjen vetem te flisni budalliqe
Përgjigju -
shume mire ka ber po keto zgjedhje kan qen me te lirat ndonjeher
Përgjigju












Komente
Komento