Monitorimi online i biznesit, deputeti i PD-Ahmetajt: Gënjen! Sistemi i ri ka kosto për biznesin

Monitorimi online i biznesit, deputeti i PD-Ahmetajt: Gënjen! Sistemi i ri ka kosto për biznesin

Deputeti i PD, Endri Hasa

Deputeti i PD, Endri Hasa, i është përgjigjur ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, lidhur me monitorimin online të bizneseve. Ahmetaj tha se sistemi nuk krijon kosto shtesë, por kjo për demokratët nuk është e vërtetë. Përmes një postimi në Faecbook, deputeti i PD thotë se ministri gënjen, pasi sistemi i monitorimit të Tatimeve ka koste të rëndë financiare mbi biznesin.

Statusi i plote:

Arben Ahmetaj gënjen paturpësisht duke thënë se sistemi i ri i monitorimit te tatimeve nuk do te ketë kosto shtese.

Shqiptaret qe kane një biznes duhet te dine se Ministri i Financave nuk thotë te vërtetën!

Sistemi i ri KA kosto te renda mbi biznesin.

Qe te prodhosh, dërgosh dhe marrësh fatura elektronike duhet te kesh kompjuter dhe/ose pajisje te dedikuara, së bashku me printerat përkatës. Këto do te blihen nga biznesi sipas vendimit korruptiv te qeverise!

Aktualisht, pajisjet fiskale në përdorim transmetojnë 1 here ne 24 ore. Çdo lloj përshtatje do te ketë kosto direkte për biznesin. Ne dokumentat qe vetë kanë shkruar, është e qarte si kristal se monopoli i ri i qeverise detyron çdo biznes ne çdo cep te Shqipërisë të pajiset me kasa dhe pajisjet e nevojshme qe raportojnë ne kohë reale faturat elektronike.

Monopoli i qeverise do t’i kushtoje biznesit jo me pak se 600 euro! Shume shpejt Arben Ahmetaj, shokët e tij ne qeveri apo vartësit e tyre do te përballen me drejtësinë e pakapur për çdo akt qe vjedh shqiptaret!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase