Qendrat shëndetësore në zonat rurale nuk ofrojnë shërbimin e duhur për pacientët. Nga një monitorim një ditor u vu re se shumica e tyre kishin probleme infrastrukturore, mungesë të ujit, të regjistrave për shëndetin, por nuk ofronin edhe informacion në lidhje me planifikimin familjar. Por situata është edhe me problematike, ku nga 550 qendra shëndetësore në mbare vendin vetëm disa ofrojnë shërbim laboratorik, ndërkohë që 85% e tyre nuk e disponojnë atë.

"Qendra shëndetësore në shumicën e rasteve, sidomos në zonat e thella, kishin mungesë të ujit të pijshëm, të ujit të rrjedhshëm të ngrohtë dhe të ftohtë, kishin papërshtatshmëri përsa i përket dhomave të pritjes, për fëmijët, për të rriturit apo gratë shtatzëna, kishte dhe mungesa të theksuara për materiale të planifikimit familjar", tha Mirela Arqimandriti, koordinatore e monitorimit. Nga vëzhgimi u vu re edhe mungesa e mjekëve gjatë orarit të punës.