Nëqoftëse do ta krahasonim Tiranën e periudhës përpara se të ndodhte trazicioni, me Tiranën e sotme, mund të themi se ka ndryshuar shumë. Gjatë kësaj periudhe ka patur shumë risi pothuajse në të gjitha fushat, si ato ekonomike, sociale, kulturore etj. Por a ka ndikuar ky ndryshim për mirë apo për keq në kryeqytetin shqiptar?
Nëse se do ta krahasonim kryeqytetin tonë me kryeqytetin e një vendi tjetër, qoftë dhe ballkanik, do të vinim re mjaft ndryshime. Pavarësisht pikëpamjeve politike që mund të kenë, ata ndryshojnë që në themelimin e tyre. Mund ta fillojmë që te identiteti kulturor. Zakonisht në qytetet e ndryshme, në pjesën më të madhe të vendeve të botës, pavarësisht shkallës së zhvillimit, shohim stile të ndryshme të ndërtimit dhe arkitekturës, por që kohët e fundit mbizotëruese është arkitektura moderne, e ndërthurur me stilin e trashëguar të ndërtimtarisë.
Stili modern hedh poshtë zbukurimet dhe ndjek linja të qarta dhe të pastra. Ndryshe nga qytetet dhe kryeqytetet e këtyre vendeve, në Tiranë mund të ketë nisur të përhapet fillesa e një stili modern arkitekturor, por që nuk ka estetikën e duhur si në vendet e tjera. Pra është vetëm funksional deri diku për banorët, sepse nuk përdor teknika për zbukurimin e ndërtesës. Kjo ka ndodhur si pasojë e izolimit tonë 40 vjeçar nga komunizmi, periudhë e gjatë kohe që e ka ndaluar Tiranën, por dhe Shqipërinë që të zhvillohet në këtë aspekt dhe jo vetëm, duke prezantuar një jetë dhe zhvillim standard, uniform dhe gri në gjithë elementët arkitekturor të një qyteti dhe një shteti.
Arsyeja e dytë pse ndërtimet në Tiranë janë monotone është sepse nuk kemi ndërtime të vjetra sa duhet për të treguar historinë e shtetit shqiptar. Ndikimi i këtyre ndërtimeve me stile si barok ose klasik do të na ndihmonte të zhvillonim dhe llojet e tjera të turizmit përveç atij natyror. Por as politika dhe qeverisja për Shqipërinë nuk ka qënë kurrë bujare. Për këtë dua të citoj një shprehje nga një diplomati të huaj, dashamirës i vendit tonë: “Ana gjeografike për Shqipërinë ka qënë dhe vazhdon të jetë si nënë, ndërsa ana politike ka qënë si njerkë”. Kjo është dhe arsyeja që e përmenda më lart për të treguar se pse jemi aktualisht në këtë gjendje ku jemi.
Për ta përmbyllur do të doja të shtoja se kemi bërë hapa të rëndësishëm për të rregulluar këtë vend, duke filluar te prishja e ndërtimeve pa leje. Natyrisht që të shkuarën nuk e zhbëjmë dot më, por të paktën kemi në dorë që me vullnet dhe këmbëngulje, por dhe duke shfrytëzuar të gjitha asetet njerëzore dhe historike, të përmirësojmë të ardhmen.
Për t’i kthyer dhe përgjigjje pyetjes që shtruam në fillim, mund të them se ne, pavarësisht ideve që kemi, duhet dhe t’i vëmë në zbatim në mënyrë sa më të saktë, sepse nëqoftëse nuk e duam më Tiranën monotone atëherë duhet të ndryshojë që në mënyrën e ndërtimit dhe deri te detajet me të vogla, të cilat bëjnë diferencën.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com