GJIROKASTER- Një mori banesash të braktisura në Gjirokastër, bëjnë kontrastin në raport me ato që janë investuar dhe tashmë shërbejnë si bujtina.

Numerohen rreth gati 50 shtëpi muzeale, monumente culture të kategorisë së parë dhe të dytë të cilat po shkojnë drejt shembjes dhe shteti nuk mund të ndërhyjë.

“Qendra historike e Gjirokastrës ka 392 monumente në total. Janë bërë disa restaurime nga Ministria e Kulturës por problematika më e madhe mbetet trashëgimia, sepse keto banesa jane me bashkëpronarë. Kemi raste kur një banesë ka 50, 80 apo edhe 100 pronarë dhe në këto kushte është shumë e vështirë të arrihet dakordësia për investime”.

Kreu I Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Ardis Duka tha se këto banesa janë braktisur për shkak të mosmarrëveshjeve te pronareve, te cilet nuk lejojnë investimet. Ndër vite thotë ai janë bërë ndërhyrje të vogla në fasada, por që nuk e zgjidhin problemin.

“Për këtë arsye kemi bërë ndërhyrje emergjente, por është pothuajse e pamundur të realizohet restaurim i plotë dhe vendosja e tyre ne funksionon te kultures e turizmit”.

Për të shpëtuar keto monumente duhet të ndryshojë ligji për Trashëgiminë.

“Ligji për trashëgiminë kulturore është në proces ndryshimi dhe do të ishte e nevojshme që të parashikohej amendament që te detyronë bashkëpronarët të bashkëpunojnë për ruajtjen e këtyre objekteve.”

Qyteti i gurtë shquhet për qindra shtëpi me mure guri, çati me pllaka dhe ballkone druri që i japin një karakter unik arkitekturor.

I ngritur mbi një terren të thepisur dhe i dominuar nga kalaja madhështore, Gjirokastra eshte pjese e UNESCOS prej nje decade ndaj shpetimi i cdo banese eshte domosdoshmeri!