Monumenti i Pavarësisë,
autorët: Vepra jonë origjinale

Monumenti i Pavarësisë, <br />autorët: Vepra jonë origjinale
TIRANE - “Vepra jonë nuk është e vjedhur, është origjinale”. Ky ka qenë reagimi i dy autorëve drejtuar Galerisë Kombëtare të Arteve, e cila na e ka dërguar për t’u bërë publike më media. Pas shkrimeve në media të ndryshme dhe komenteve qe shoqëruan këtë vepër: për kopjim të ideve dhe koncepteve të kësaj vepre nga skulptori Richard Serra dhe ankimit të bërë publik nga artisti Fate Velaj, Visar Obrija & Kai Kiklas kanë mohuar ngjashmërinë dhe kanë shpjeguar edhe njëherë me hollësi konceptin e veprës së tyre ku ndër të tjera thonë: “Gjithnjë kemi pasur parasysh aspektin historik, arkitektonik, kulturor dhe traditën shqiptare gjatë projektimit të kësaj ideje”. Galeria Kombëtare e Arteve ve me poshtë ne dispozicion te mediave dhe shtypit te shkruar shqiptar përgjigjen qe bashkautorët Visar Obrija dhe Kai R. Kiklas i kane drejtuar asaj (ne mungese te kontakteve me median shqiptare), kundrejt shkrimeve te datës 26 Prill ne disa gazeta shqiptare se boceti fitues për Monumentin e 100 vjetorit te Pavarësisë është kopje nga autore te tjerë.

Letra jepet e plote:

“I nderuar Z. Kryeministër i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha,
Te nderuar qytetarë shqiptarë,
Te nderuar anëtarë të Komitetit Ndërministror,

Pas akuzave ne mediat e ndryshme shqiptare ne lidhje me projektin tone për monumentin e 100 vjetorit te Pavarësisë se Shqipërisë, me pretendimin se ne kemi kopjuar projektin, ndihemi te befasuar nga këto akuza te pavërteta dhe ne te njëjtën kohe hedhim poshtë ne mënyrë kategorike këto akuza. Pretendimet qe gjoja projekti ynë është kopje e skulptorit Richard Serra, apo Fate Velaj janë absolutisht te pavërteta.

Rrjedhimisht ne duam te kujtojmë edhe njëherë bazën e idesë sonë për projektimin e monumentit. Element kyç i idesë ka qene kulla, Kulla Shqiptare, e cila për dallim nga shekujt e tjerë te historisë tani hapet, duke nënkuptuar me këtë hapje çlirimin nga shtypja dhe pushtimi shekullor. Për me shume detaje, argumentet tona për projektin e propozuar janë te paraqitura ne shtojcën e projektit te cilën ne do te kemi mundësinë ta paraqesim te plote ne ditët ne vazhdim sapo te vijmë ne Shqipëri. Ne kemi investuar shume kohe, mund dhe energji për te finalizuar projektin qe tashme ju e keni ne dispozicion. Gjithnjë kemi pasur parasysh aspektin historik, arkitektonik, kulturor dhe traditën shqiptare gjatë projektimit të kësaj ideje. Na vjen shumë keq që tani akuzohemi padrejtësisht se gjoja projekti ynë është ide e kopjuar. Neve na vjen keq po ashtu qe si shkas i distancës fizike, gjatë kësaj kohe kemi qenë te përfolur ne mediat shqiptare, pa pasur as qasje dhe as mundësi reagimi për projektin tone. Ne kemi pasur nderin të jemi pjese e kësaj gare profesionale, dhe te dalim fitues nga juria qe beri përzgjedhjen e projektit tone si projekt me i mire. Po ashtu dolëm fitues edhe nga votimi i publikut.

Para se gjithash është nderi dhe privilegj i ynë qe te jemi pjese e projektimit te këtij monumenti me vlere dhe rëndësi te larte historike dhe kulturore, jo vetëm për qytetaret e Shqipërisë, por për të gjithë shqiptaret kudo që janë. Ne gjithnjë jemi te gatshëm qe të dëshmojmë autorësinë tone te projektit ne fjale. Jemi këmbëngulës ne realizimin e kësaj te drejte, dhe do te jemi te gatshëm qe te ndjekim te gjitha procedurat ligjore për te mbrojtur të drejtën tone.

Me respekt,
Visar Obrija & Kai Kiklas

(dhh/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza