Moratoriumi 10-vjeçar i pyjeve
Ministri Koka: Vendim historik

Moratoriumi 10-vjeçar i pyjeve<br />Ministri Koka: Vendim historik
TIRANE - Shfrytëzimi pa kriter i pyjeve dhe lëndëve drusore pritet të marrë fund me vendosjen e moratoriumit 10 vjeçar, i cili u prezantua këtë të hënë nga ministri i mjedisit, Lefter Koka.

Gjatë fjalës së tij, ministri Koka e konsideroi moratoriumin e pyjeve si një vendim historik, që do ‘ti japë zgjidhje problemit emergjent siç e quajti ai, të shfrytëzimit të pyjeve.

“Vendosja e një moratoriumi 10-vjeçar për shfrytëzimin e lëndëve drusore, mund të konsiderohet drastike nga shumë prej jush por është e domosdoshme. Kërkon mobilizim tërësor për zbatimin e tij,” tha Koka.

Më tej ministri i Mjedisit bëri me dije se në të gjitha akset kryesore ku transportohet lënda drusore, do të vendosen kamera, me qëllim transparencën dhe parandalimin e vënies së zjarreve të qëllimshme.

Po ashtu Koka solli sërish në vëmendje Ligjin e ri të Pyjeve, nga i cili administrimi i pyjeve do t’i kalojë në masën 100% organeve të qeverisjes vendore, ndërsa do të monitorohet nga Inpektoriati i Mjedisit.

Në vetëm 2 vite mbi 800 milion lekë të reja u investuan për pyllëzime, rehabilitime të zonave të degraduara dhe mbrojtjen e pyjeve nga dëmtues biologjik. Për herë të parë , qeveria shqiptare detyroi subjektet që operojnë mbi fondin pyjor (HEC-e, Miniera, karriera guri etj) të zbatojnë ligjin për rehabilitimin e të gjithë sipërfaqeve të marra në përdorim për shfrytëzim.
 
Hyrja në fuqi e moratoriumit do të ndalojë nxjerrjen e zonave të reja për shfrytëzim tregtar për një periudhe 10 - vjeçare si dhe do të ndërpresë çdo kontratë ekzistuese.
 
Projektligji i ri “Për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor” i cili tashmë ndodhet në Kuvend për miratim, do t’ju krijojë bashkive të gjitha mundësitë financiare për mirë-menaxhimin e kësaj pasurie dhe menaxhimin e nevojave për ngrohje të qytetarëve shqiptare

Redaksia Online
(u.s/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën