"Jemi në dsikutime me kryeministrin shqiptar por sigurisht edhe me kolegë të tjerë të kabinetit dhe shoqata të ndryshme për të diskutuar nëse kjo masë duhet të zgjatet apo të mund të aplikohet gjuetia me një kontroll më të rreptë. Ajo që është diskutuar në kabinetin qeveritar, idea është e një shtimi të kësaj kohe perj dy vjetësh, e cila përfundon në mars,” ka thënë Koka gjatë një takimi me gazetarë për bilancin e ministrisë gjatë 2015-ës.
Koka po ashtu ka kërkuar edhe heqjen e TVSH-së për importin e lëndës drusore, një mënyrë që do të ulë sipas tij nevojën e industrisë për lëndë drusore vendase.
“Ne kemi kërkuar pranë qeverisë dhe unë besoj që do të jetë e mundur, heqjen e TVSH-së për lëndën drusore që përdoret për djegie. Heqja e TVSH-së do të bëjë të mundur të rritet importi dhe të mos i mungojë asgjë industrisë vendase,” ka shpjeguar ministri Koka.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)