Gjykata e Posaçme ka dënuar me nga 3 vite burg Klajdi Zhillën dhe Geraldo Fuçian, ish-inspektor të IKMT të cilët akuzohen për korrupsion.
Në aplikim gjykimit te shkurtuar atyre ju zbret dënimi në 2 vite. Gjykata vendosi që vendimi i dënimit me burg të pezullohet, me kusht që të mbajnë kontakt me shërbimin e provës për 2 vite.
Ata u ndaluan ne muajin gusht te vitit 2025. Punonjësit i IMT-së u kallëzuan nga vetë pronari i një lokali, se i kishin ofruar një marrëveshje që të mos ia prishnin tendën, kundrejt 1 mijë eurove. Policia, me miratimin e SPAK-ut, nisi përgjimet dhe më pas simuloi dhënien e parave.
Në kohën kur 1 mijë eurot iu dorëzuan punonjësit Klajdi Zhilla, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali tjetër aty pranë. Policia ndërhyri menjëherë në lokal dhe në ato momente inspektorët i fshehën paratë në një gotë në banakun e lokalit.
Inspektori Klajdi Zhilla arriti të largohej me një automjet tip “Audi”, ndërsa 3 të tjerët u ndaluan. Prej tyre, në arrest në burg u la vetëm Geraldo Fuçia, si personi që kishte kërkuar ryshfetin, ndërsa Zhilla u shpall në kërkim pasi ishte ai që mori paratë nga pronari i objektit.
Dy të tjerët, një inspektor dhe menaxheri i lokalit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e parave, po hetohen në gjendje të lirë.
Policia sekuestroi paratë që u gjetën në banakun e lokalit, të cilat korrespondonin me numrat serialë të kartëmonedhave që i dha kallëzuesi. Por, krahas tyre, u gjetën edhe 3 mijë euro dhe 27 mijë lekë, të cilat dyshohet se mund t’u jenë marrë subjekteve të tjera, në këmbim të mosprishjes së tendave pa leje.
Komente













Hajde ligje hajde!!! Pse ne kete menyre luftohet korrupsioni gjigand qe mbizoteron ne Shqiperi??!! Me 2-3 vje dhe automatikisht i kthehet ne sherbim prove, e kush ka frike nga keto lloj denimesh? Askush.
Përgjigju