Hysen dhe Kevin Neza

Report Tv ka siguruar foton e dy të rinjve, Hysen dhe Kevin Neza që morën peng ndërtuesin në mes të Tiranës.Të dy kanë rënë në pranga, ndërsa në kërkim është shpallur Jurgen Neza.

Biznesmeni 32-vjeçar u mor peng pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë, ku biznesmeni ishte duke konsumuar një kafe.  Sapo është larguar nga lokali dhe ka hyrë në një rrugicë, tre autorët i janë afruar, njëri prej tyre ka qenë me kapele dhe syze, ndërsa 2 vëllezërit me maskë farmacie dhe syze. Ata janë prezantuar si agjentë të BKH-së dhe, nën këtë mashtrim, e kanë detyruar të hipte në automjet.


Lajmi kryesor:

Gjobëvënie 2 mln €, 3 të rinj marrin peng ndërtuesin në Tiranë dhe e dhunojnë në një magazinë në Durrës! 2 në pranga, 1 në kërkim, u hoqën si agjentë të BKH (VIDEO)