Pasi të keni ndjekur 6 hapat e prezantuara më herët nga kryeministri Edi Rama për bizneset që do të hapen nesër, do t'ju vijë një vërtetim në adresën e email-it të biznesit, që ju konfirmon që biznesi juaj në platformën e-albania. Siç mund ta shikoni në foton që Shqiptarja. com ju sjell në autorizim shkruhet "Subjekti lejohet të ushtrojë aktivitetin gjatë periudhës së emergjencë dhe masave të marra për parandalimin e COVID-19. Ky autorizim është i vlefshëm për mbajtësin, deri në momentin që aktiviteti është në listën e aktiviteteve të lejuara. Në rast se aktiviteti mund të përbëjë rrezikshmëri për shëndetin dhe futet në listën e aktiviteteve të mbyllura, atëherë autorizimi automatikisht humb vlefshmërinë e tij, në momentin kur njoftohet publikisht ndryshimi i kategorisë së aktivitetit".
Ky dokument duhet të afishohet në biznes i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajmi kryesor:
VIDEO/ Rama: 6 hapat që duhet të ndjekin bizneset që do hapen të hënën për të marrë leje në e-albania! Merret vetëm një herë, të afishohet në dyqan










