Mori 10.0 të gjitha provimet, maturanti për Report Tv: Do të bëhem politikan

Egnald Çela i Gjimnazit “Qemal Stafa ‘mori 10.0 në të gjitha provimet e Maturës. 18-vjeçari tani është maturanti absolut. Ai nuk gaboi qoftë në diçka të vogël duke arritur të rrëmbejë pikët maksimale në Anglisht, Gjuhë-Letërsi, Matematikë dhe në Biologji.

Kishte punuar shumë për këtë rezultatet në çdo test, por më shumë iu gëzua 10 me yll që mori në Letërsi.

“Kanë qenë dhe shumë përgatitje në fakt dhe prisja që të merrja 10, po jo 10.0 të 4 provimet. E kisha synim që një nga provimet ta merrja 10.0 që të merrja medaljen e artë, por pastaj përfundova duke I marr të katërta dhe për këtë i jam falenderues vetes time , sidomos mësuesve, sidomos atyre që janë pjesë e Gjimnazit ‘Qemal Stafa’. Provimi që kam pasur më shumë merak ka qenë Gjuhë-Shqipe dhe Letërsia. Është një lëndë që kam punuar shumë për të dhe prisja të merrja 10, por jo 10.0 . Letërsia është një nga lëndët që ju e patë dhe vetëm 15 veta 10.0. Për mua kjo ishte sukses.”

Teksa falënderon mësuesit e tij Egnaldi tregon se sekreti I  këtij rezultati të shkëlqyeshëm është fakti se ai nuk ka zgjedhur kurrë të izolohet duke mësuar gjatë gjithë kohës, por përkundrazi i pëlqen të eksploroj natyrën dhe të bëj pushime.

“Nuk është fare efektive të izolohesh. Unë këtë gjë e bëra në provimin e Letërsisë se doja të isha sa më brenda, por po ta shikosh instagramin dhe rrjetet e mia sociale jam gjithë kohës duke dal jashtë e duke udhëtuar, duke zbuluar një qytet apo shtet të ri. Unë realisht nuk marr më shumë se 2 orë 2h e 30 minuta për të mësuar, ka pasur raste që kam studiuar dhe një orë, ka pasur raste  që skam mësuar fare. Nuk ka rëndësi sa orë ti i vendos mësimit , por cilësia e të mësuarit.”

Për studime ka vendosur të konkurroj në degët e It, por nëse do të ishte e nevojshme të bëj diçka në shërbim të shoqërisë  ai thotë se do të bëhej dhe politikan.

“Unë kam vendosur të zgjedh një nga degët e inxhinierisë. Akoma nuk e kam përcaktuar cilën degë, por mendoj për inxhinierinë e kompjuterit ose atë civile , ose atë bio-mjekësore . Realisht nëse do të shikoja mundësinë për të bërë një ndryshim në shoqërinë përreth meje sado i vogël të jetë ky ndryshim do e bëja dhe nëse politika është rruga për ta bërë, patjetër që po.”

Nuk e ka vendosur ende nëse do të studioj në Shqipëri apo jashtë, por diçka është e sigurt thotë Egnaldi kontributin e tij në punë do ta jap në vendin e tij.

SI.E./KT/Shqiptarja.com

Komente

  • ardian: 03/07/2023 13:47

    Mos e humb veten në politikë,,, referohu një shkence në dobi të njerëzimit,,, lëre politikën për batakçinjtë djalosh.

  • Or tej: 03/07/2023 06:52

    Hahaha ishe mire por tani e dhjeve fare or teeeejjjjj

  • Iris: 03/07/2023 00:11

    Gjyshi im thoshte qe politikane behen dembelet e budallenjte,une do te shtoja per kohen tone, dhe maskarenjte,por keto vleresime vlejne kryesisht per politikanet shqiptare.Politikane kemi plot e me teprice,inxhinjere kemi pak.Me mire nje inxhinjer se sa 100 politikane.

  • Delinquenti: 02/07/2023 22:29

    Bravo te qofte dhe vazhdo perpara por nje gje kije parasysh NUK JANE NOTAT ATO QE TREGOJNE GJITHÇKA,SA ME SHUME EKSPERIENCA TE BESH DO TE ECESH ME SHUME NE JETE BRAVO

  • Mihallaq: 02/07/2023 22:22

    Të falenderoj për rezultatet dhe për saj përket zgjedhjes mendimi juaj për politikën është më i mirë pasi vëndi ynë në këtë pikë ka problemet më të mëdha.mirëdo ishte që si politikan fillimisht të zotëroje juridiku e pastaj të tjera suksese.

  • Sunny tirana: 02/07/2023 19:48

    Rezultati tregon prirje ne disa fusha. Nderto jeten tende aty ku e shikon veten me mire jo ne ujra te panjohura. Politika ketu eshte marifet, jo aftesi.

  • Oriam: 02/07/2023 18:55

    Te behesh politikan duhet te jesh me 8 klase fillore, te kesh qene i denuar, mundesisht te kesh bere te pakten 1 vrasje, dhe te besh korrupsion masiv. Ti nuk so behesh kurr domethene.

  • Si Edi Rama: 02/07/2023 18:36

    Dhe ky.

  • genti: 02/07/2023 17:47

    jep kontribut ne ndonje fushe me rendesi or mik ,pa politikane kemi plot ....

    • fiks: 02/07/2023 18:54

      Kete do thoja edhe une. Me u ba politikan sduhen nota te mira, perkundrazi. Gjithesesi suksese.!

  • Dielli: 02/07/2023 17:14

    I lumte ketij djali. Lum familja qe e ka

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Iu bë atentat në Bruksel, ndërron jetë Agustin Kaza! Dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel, ndërron jetë Agustin Kaza! Dyshohet se u vra për gjakmarrje