Mori gjykim maksimal pasi vrau vajzën dhe dhëndrin e tij, shqiptari nga Australia kërkon ulje të dënimit
Osman Shaptafaj u dënua për vrasjen e vajzës së tij, Lindita Musai dhe bashkëshortit të saj
Shqiptari nga Kosova Osman Shaptafaj i cili vrau vajzën e tij dhe burrin e saj në Australi në vitin 2019, ka kërkuar ulje të dënimit.
I shpallur fajtor për vrasjen e dyfishtë, ai u dënua me dy burgime të përjetshme për vrasjen e vajzës së tij, Lindita Musai, 25 vjeç dhe bashkëshortit të saj, Veton Musai, 29 vjeç.
Mirëpo ai ka kërkuar së fundmi ulje të dënimit, ku argumentoi se kishte marrë dënimin maksimal pavarësisht se kishte të drejtën e një zbritjeje për shkak të deklarimit të tij si fajtor. Edhe pse argumentoi mbi rrethanat lehtësuese, kërkesa e tij për një dënim më të lehtë, nuk u pranua nga Gjykata e Apelit.
Shaptafaj i kreu vrasjet pasi mësoi për martesën e vajzës së tij të larguar nga shtëpia dhe qëndroi duke i zënë pritë çiftit në shtëpinë e tyre në Yarraville pikërisht në natën e Vitit të Ri 2020. Vajza e tij Lindita, 25 vjeç vdiq në vend, ndërsa Vetoni, 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital. Çifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër duke festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës, ku pas një sherri mes tyre ai i ka qëlluar të dy e më pas edhe veten, ku mbeti i plagosur.
Sipas mediave australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia, për pasojë mori vendimin për t’i ekzekutuar. Një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha që vajza kishte kaluar një periudhë të vështirë për faj të të atit.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
53.4%
-
Ministrisë
43.3%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spanja e kërkonte për vrasje në emër të një grupi kriminal, arrestohet në Durrës Armando Masha (VIDEO)
22 Qershor, 10:53
-
Ekzekutimi i recepsionistit të hotel ‘Greccia’ në Vlorë, arma e krimit ende s'është gjetur! 2 bashkëpunëtorët e Gerald Shehut dalin nesër para gjykatës
8 Qershor, 20:29
-
Shtatë gola në Australi, Roma mposht 5-2 Milanin
31 Maj, 17:56
-
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje në Shqipëri, arrestohet në Kretë! Shqiptari akuzohet edhe për përdhunim e trafik kokaine
26 Maj, 18:34
-
'S'kemi punë në shtëpi', fjalët e fundit të shqiptares para se ish-burri ta qëllonte 15 herë me thikë! E denoncoi më 7 maj: Më ruan me makinë poshtë banesës
19 Maj, 13:59
-
Vrasja e shqiptares në Athinë, vëllai: Burri e kërcënonte me thikë edhe kur ishte shtatzënë, i futi kokën në zbardhues! I jepet lamtumira nesër në Vlorë
17 Maj, 11:47
-
Greqi/ Vrau ish-gruan shqiptare me thikë, arrestohet 50-vjeçari! Pranon gjakftohtë krimin: S'jam penduar! U denoncua 3 herë për dhunë, nesër dilte në gjyq
16 Maj, 08:05
-
Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, Gjykata e Apelit lë në burg 4 të arrestuarit
30 Prill, 13:03
-
Momenti horror kur vrasësit qëllojnë për vdekje ish-missin e Ekuadorit
30 Prill, 10:12
-
Vranë bashkëmoshatarin e tyre në Gramsh, Gjykata e Elbasanit jep dënimin për 4 adoleshentët! 46 vite burg në total
29 Prill, 18:40
-
I doli emri në përgjimet e dosjes kriminale, ekzekutohet ish-Missi në Ekuador
29 Prill, 12:02
-
FOTO/ Kush është shqiptari që vrau pronarin serb të një lokali në Gjermani! Pas sherrit e qëlloi me armë
29 Prill, 10:26
Te kalbet ne burg fundurina. Duket qe nuk ndien asgje, se nje njeri me pak ndjenje dhe te kishte kuptuar cfare kishte bere do te kishte kerkuar vete denimin me maksimal. Vazhdon mendon vetem per bythen e tij.
PërgjigjuPo pse ere ca eshte babai hoteli dhe mensa e kesaj ka paguar qimet e kokes ka hyre borxhe deri ne fyt ka punuar si qen dhe vjen femija qe ai aty per te ardhmen e femijes sakrifikoi po iku femija ky druri ca do aty ne fund te botes Femijet duhet te kuptojne sakrificen e prinderve dhe duhet te bisedojne per te miren e perbashket se nuk jane femije dobica gjej drogaxhi hashashxhi dhe na nje vize vete dhe u emancipuan fshataret Prinderit ta mendojne mire sakrificen ne qofte se mendojne se nuk do marrin respektin e femijeve nje dite ta mendojne mire emigrimin Me mire buke e kripe dhe familje te mire