Morinë, biznesi shqiptar e kosovar
në protestë kundër doganës

Morinë, biznesi shqiptar e kosovar<br />në protestë kundër doganës
KUKES-  Në pikën e kalimit kufitar të Morinit në Kukës, në zonën neutrale mes Shqipërisë e Kosovës, më shumë se 150 kompani të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë kanë protestuar sot paradite për shkak të barrierave doganore që po zbatohen mes të dyja vendeve ndaj biznesit i cili realizon import-eksport të mallrave të ndryshëm për tregun mbarëshqiptar.
 
Në anë të rrugës 40 kamionë të kompanive janë vendosur radhazi në zonën neutrale në shenjë proteste për gati një orë.  
pika kufitare morine
(Foto: Protesta në pikën kufitare të Morinës)

Përmes kësaj proteste përfaqësuesit e biznesit kanë kërkuar krijimin e një organi të vetëm doganor, heqjen e tarifës prej 40 eurove për qëndrim në terminalin e ndërtuar nga pala kosovare, terminal që menaxhohet nga një kompani private,fatura unike nga të dyja palët si dhe dhënjen fund të “Luftës” tregëtare e cila po dëmton biznesin e të trija vendeve.
 
Përfaqësuesit e biznesit thonë se që nga 1 gushti eksporti është bërë i vështirë dhe e vetmja që përfiton nga kjo situatë është Serbia, që rrit mundësinë e futjes së mallrave të saj në Kosovë.
pika kufitare morine
 
Përmes pikës kufitare dhe doganës së Morinit në Kukës kalojnë çdo ditë qindra automjete të tonazhit të rëndë të cilat importojnë dhe eksportojnë mallra të ndryshme.

Me barrierat doganore, të krijuara nga të dyja palët, një kompanie I shkaktohet një dëm prej 100 mijë eurosh, në vit, kosto që ndrikon në cmimet në treg por edhe shkurtimin e vëndeve të punës. Ky është  edhe piku i shkëmbimeve tregëtare me Kosovën ku nga Shqipëria hyjnë materiale ndërtimi hekur, çimento, tulla.

pika kufitare morine

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit çel fond investimi për 12 shkolla të Arsimit Profesional. Laboratorë modernë për 5 mijë nxënës, lista dhe qytetet