Ali Axhami, 37 vjeç, banues në banues në fshatin Shtiqën, Kukës, në Pikën Kufitare të Morinës, është larguar nga parkingu i doganës me automjetin tip veture, me targa AA 778 KY, dhe nuk i është bindur punonjësit të policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, kishte të ngarkuar pleh kimik të llojit DAP, i cili është mall i ndaluar.
Materialet për veprime të mëtejshme, i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale "Kontrabandë me mallra të ndaluar" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", parashikuar nga nenet 171 dhe 242 të K.Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com