‘Mos dilni nga shtëpia as për pazar se situata është shumë e rëndë'/ ISHP mohon mesazhet: Na i kurseni këto ‘lojra’

‘Mos dilni nga shtëpia as për pazar se situata është shumë e rëndë'/ ISHP mohon mesazhet: Na i kurseni këto ‘lojra’

Drejtoresha e ISHP-së, Dr. Albana Fico

TIRANË- Të gjitha mesazhet që mund t’ju kenë mbërriur në celular, ku thuhej se këtë javë askush nuk duhet të dalë nga shtëpia as për pazar se situate është shumë e rëndë, janë TË PAVËRTETA. Një gjë e tillë është konfirmuar Instituti i Shëndetit Publik.  Ato janë në vazhdën e audios fake news të disa javëve më parë,  që po u dërgohen qytetarëve në celular, me qëllim përhapjen e panikut.Madje një prej mesazheve, vinte në emër të drejtoreshës së ISHP, Dr. Albana Fico, për këtë arsye ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit ku thekson se ato nuk komunikojmë miqësisht për situatën, por vetëm në rrugë zyrtare.

“Instituti i Shëndetit Publik përgënjeshtron mesazhet e qarkulluara këto ditë mbi një korrespondencë personale të drejtoreshës së ISHP mbi situatën aktuale të COVID-19. ISHP i bën thirrje të gjithë qytetarëve që në këto momente të rëndësishme të mos bien pre e lajmeve dhe mesazheve të rreme. Ndiqni më poshtë ju lutem mesazhin e drejtoreshës së ISHP, Dr. Albana Fico. Ju lutem mos shpërndani mesazhe të sajuara duke përdorur emrin tim dhe të kolegeve të mij. Ne nuk komunikojmë personalisht apo miqësisht! Ndiqni burimet zyrtare!! Është koha të kujdesemi për njëri - tjetrin duke zbatuar masat e distancimit social, higjenën personale dhe respiratore, masat e ndërmarra nga autoritetet për kufizim lëvizjesh! Na lejoni t'ju ndihmojmë me efektivitet duke na kursyer këto " lojra", njofton ISHP-ja.

Postimi i plotë i ISHP-së

Ja dy mesazhet që u janë dërguar në celular shumë qytetarëve

1.Sapo më telefonoi një mikesha ime që punon në institutin e higjenës të shëndetit publik. Mu lut me përgjërime që deri në fund të kësaj jave të paktën askush të mos dalë nga shtëpia. As për pazar. Eshtë situatë tepër serioze. Tha të lajmeroj sa më shumë njerez. Shpresoj se e merrni seriozisht këtë mesazh. Shpërndajeni dhe ju të njerzit dhe miqtë tuaj.

2. Albana Ficon e kemi shoqe. Sapo na telefonoi me përgjërime që deri në fund të kësaj jave të pakten askush të mos dalë nga shtëpia. As për pazar. Eshtë situatë tepër serioze. Tha të lajmëroj sa më shumë njerëz. Shpresoj se e merrni seriozisht këtë mesazh.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubi: 24/03/2020 17:03

    Kafshet parahistorik nuk kan te sosur !!!!!!!!!!!! Edhe ne keto dit te veshtira qe po' kalojm nuk reshtin thirjet dashakeqwse qe duan vetem panik.A do behen ndonjeher njerez human dhe te jetojn me situaten keto lloj monstrash.

    Përgjigju
  • Rika: 24/03/2020 10:10

    Po kur vete I Gjati shperndan fake news cfare prisni ju zotërinj?

    Përgjigju
    • Tahir tarfyci: 24/03/2020 17:05

      Per mendjen qe paske o riku e te paska cuar mendja per nje cop .qe spo ja permend emrin

    • Timu: 24/03/2020 13:53

      Kush eshte "I Gjati" o Rika ?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja