Historia është si rrota, rrotullohet pafund, por askujt nuk i bën më përshtypje. Në Tiranën e sotme nuk ka më ligje, as rregulla. Ka vetëm lekë, etje për lekë. Egoizmi po fiton mbi ndershmërinë dhe, për fat të keq, njerëzit janë mësuar me këtë dukuri. Njerëzit janë të lodhur, shpresat janë venitur. Fjalët e bukura të politikanëve i merr era, ndërsa veprat e tyre, shpesh herë edhe plagët që i shkaktojnë komunitetit, ngelen.
Anarkia urbane vazhdon, edhe pse e sofistikuar. Vendin e kioskave e mejhaneve kërpurdha që kishin gllabëruar çdo hapësitë publike, çdo park e lulishte e kanë zënë pallatet shumëkatshe. Tiranasit, jo vetëm për shkak të dyndjeve të pakontrolluara të njerëzve të mjeruar të periferive dhe qyteteve midis maleve, por edhe për fajet e tyre, kanë humbur çdo gjë: lagjet e qeta, shtëpijat përdhese, rrugicat me kalldrëm, qetësinë dhe ekuilibrin e tyre banues. Betonizimi i kryeqytetit ka arritur né përmasa të frikshme. Pallatet e shëmtuara që ndërtoheshin né vitet e para të pasdiktaturës, ua kanë lënë vendin shumëkatsheve të panumurta. Ato po zaptojnë jo vetëm sheshe dhe hapësira ku lejojet ndërtimi , por edhe vende ku llogjika, ligji dhe morali e ndalojnë diçka të tillë.
Askush, as edhe vetë ata që duhet të ndalojnë këtë përdhunim urbano- ambjental , nuk pyesin për pasojat shkatërruese të këtyre ndërtimeve. Askush nuk do t’ia dijë për ndotjen e ambientit, për uzurpimin e hapësirave të gjelbërta, për problemet e trafikut, për problemet ndërbanuese. Lajme të tilla, mbi ndërtime që ngrihen duke u zënë vendin hapësirave të gjelbërta, tashmë, nuk na bëjnë më përshtypje. Ajo që të vret zemrën është indiferenca jonë. Jemi indiferentë ndaj gjithçakje që cënon natyrën, për tu bërë altruistë dhe solidarë me njerëzit, vetëm atëhere kur natyra rebelohet për dhunimet që i shkaktojmë. Fakti se mu pranë digës sé liqenit artificial do ndërtohet një pallat 17-katësh, ka marrë dhenë.
Një tjetër plagë fizike do t’i shtohet qytetit tonë, një tjetër kosto për tu përballuar nga qytetarët do t’u shtohet atyre. Make up-i i shëmtuar i Tiranës nuk ka fund. Liqeni i Tiranës është tepër i dashur, jo vetëm për brezin tone, për kujtimet dhe ndjenjat që i kemi dhe na ka falur, por edhe për shëndetin e qytetarëve. Liqeni dhe pyjet përreth tij janë mushkëritë e qytetit të madh. Fakti që duam ta bëjmë Tiranën të ngjashëm me qytetet perëndimore nuk na jep të drejtë që të shkatërrojmë edhe atë pak gjelbërim që mbron qytetarët nga ndotjet atmosferike si dhe ta bëjmë liqenin edhe më te cekët se vetë Lana. Nuk kemi pse të lejojmë që buldozerët, të cilët, dje shkulën nga themelet kioskat dhe ndërtimet e shëmtuara pa leje, sot të firmosin prerjen e pemëve dhe ndërtimin e pallateve mu pranë digës së liqenit. Liqenin e trashëguam nga baballarët tanë, le t’ua lëmë të brishtë edhe fëmijëve tanë. Le të mos harrojmë se jemi me qira mbi këtë tokë. Le të mos harrojmë se fëmijët tanë nuk kanë asnjë faj që të jetojnë në një kafaz prej betoni, në një xhungël të betonuar.
Askush nuk ka të drejtë që të varrosë shpresat tona për një jetë më të mirë e më të shendetshme. Le të ngremë zërin tonë të protestës ndaj atyre që, për të ngopur babëzinë e tyre, po kërkojnë të dëmtojnë cilësinë e jetës së komunitetit. Nëse nuk protestojmë sot, le të falenderojmë Migjenin dhe vargjet e tij t’ua lexojmë edhe bijve tanë: Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla. Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen, kur të dhemb e s'di ç'të dhemb, e syni gjum nuk ka, urren nuk din ç'urren, don e s'din se ç'don. Pak dritë! O burrë! O hero' ngado që të jesh. .... Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish! Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh, se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë...
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com