'Mos financoni PPP-të'/ Guvernatori i BSH-së i përgjigjet Bashës: Nuk ka asnjë rrezik!

TIRANE-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko i ka kthyer përgjigje kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili iu drejtua me një letër atij dhe të gjithë bankave të nivelit të dytë ku u kërkon që të mos financojnë PPP-të. Argumenti që Basha përdor për këtë kërkesë është se këto PPP-të (Partneritet Publik Privat) shpesh përdoren për pastrimin e parave dhe si shembur sjellë  dy kontratat për rrugën Milot-Balldren dhe Orikum - Dukat. Por, Gent Sejko theksoi se nuk ka asnjë vend për alarm, pasi raporti i fundit nga 'Manival' vlerësoi bankat në Shqipëri duke shtuar se nuk ka shqetësime konkrete apo indicie për pastrim parash.

'E kemi theksuar do të ripërsëris komentet me qëndrimet. Letra e Bashës kishte të bënte me dy rreziqe, e para riskun e kredisë për financimet e PPP-ve. Bankat kanë shtrënguar kriteret e riskut pas krizës së 2008 dhe kjo ka ndikuar edhe në kreditimin e ekonomisë. Në rastin konkret projektet e PPP-së janë specifike dhe të kushtëzuara me kritere te veçanta dhe këto kritere janë në fokus. Ne si BSH bazuar në standardet më të mira kemi miratuar rregulloret tona në lidhje me riskun dhe këtu bien edhe kriteret e riskut. Në rast se do të ketë projekte që do i plotësojnë kriteret do të jenë të financueshme këto projekte përfaqësojnë vlera të mëdha dhe kjo do të kërkonte bashkimin e disa bankave për një projekt të caktuar.

Kjo e vështirëson edhe më shumë miratimin e këtyre rasteve, pasi kërkon koordinimin e disa bankave. Sigurisht janë një potencial biznesi për bankat e nivelit të dytë. Ne jemi të kujdesshëm që të kemi një vazhdimësi në cilësinë e kredisë. Ne do të donim një rritje të kujdesshme të kreditimit. Janë këto kritere që bankat e nivelit të dytë janë të detyruara ti respektojnë. Banka e Shqipërisë ka ndërtuar kuadrin dhe rregulloren e nevojshme për menaxhimin e këtij risku, por edhe bankat kanë filtra risku për të ndaluar pastrimin e parasë.

Bankat e nivelit të dytë kanë ndërtuar sisteme kontrolli mjaft të mira. Nuk kemi shqetësime konkrete apo indicie. Edhe raporti i KE-së për Shqipërinë vlerësoi sistemin bankar në nivelin më të lartë. Sistemi bankar u vlerësua më shumë se cdo institucion në Shqipëri. Por kjo nuk do të thotë se ne do të flemë gjumë. Si për riskun e kredisë dhe pastrimit të parasë bankat kanë instrumentet e nevojshme për të kontrolluar këtë risk" deklaroi ai.

I pyetur nga Report Tv sa kanë ndikuar në rritjen ekonomike luhatja e kursit të këmbimit dhe mbyllja e lojërave të fatit, ai tha se 'Kursi i këmbimit këtë vit është shfaqur më i stabilizuar. Ne jemi një ekonomi me deficit tregtar. Lojërat e fatit kanë pasuar efekt negativ në rritjen ekonomike. Ekonomia u rrit me 2.3% në tremujorin e dytë. Rritja ekonomike u ndihmua nga bujqësia, ndërsa sektori energjisë dhe ndërtimi. Tremujori i tretë i ngjashëm me tremujorin e dytë. Për shkak të energjisë elektrike dhe përfundimi i TAP.

Kredia për sektorin privat është rritur me 7.4% në dy muajit e parë të tremujorin e tretë. Trendi pozitiv nga rritja e kërkesës dhe ofertës. Kreditë me probleme ranë në 11% në muajin gusht. BSH pret që kthehet në objektiv i inflacionit në gjysmën e dytë të vitit 2021.Inflacioni në korrik dhe gusht u rrit në 1.5% nga 1.4 që ishte në tremujorin e dytë" tha ai. Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në 1%,

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë

Rusia: Administrata amerikane në largim bën gjithçka për të minuar planin e Trump për paqe në Ukrainë