Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka dalë sërish sot në një konferencë për mediat ku ka folur për çështjen e mos hapjes së kallëzimit penal për kryeministrin Edi Rama. Vasili ka thënë se vendimi i prokurorisë për të mos filluar hetimet për Ramën, është militant, i paligjshëm dhe i lajthitur.
Vasili ka sqaruar se prokuroria sipas opozitës ka bërë një gabim pasi kallëzimi është bërë nga Edmond Spaho dhe Vasili, jo nga Partia Demokratike siç shkruante dje prokuroria në vendimin për mos nisjen e hetimeve.
Pjesë nga deklarata e Vasilit:
Prokuroria e Përgjithshme e ka vendosur këtë mos kallëzim, duke pretenduar që Edi Rama përfundimisht i është drejtuar një laboratori privat si një person privat dhe ka thënë praktikisht, tekstualisht këto fjalë: Prova e paraqitur që pretendohet në kallëzim, kallëzimin e bërë prej nesh është një analizë shkencore thotë Prokurori, e marrë nga një laborator privat nga palë private.
Shqiptarët duhet ta dinë që Prokurori ose që të jemi sa më objektiv, Prokurori s’ka bërë asgjë tjetër përveç se ka firmosur atë që është bërë gati në zyrën e Kryeministrit. Është analizë shkencore apo nuk është analizë shkencore, ky Prokuror nuk ka sesi ta dijë sepse nuk e ka këtë provë. Nuk e ka marrë Kryeministri. Dhe e dyta e punës shqiptarët duhet ta marrin vesh njëherë e përgjithmonë që për të shpëtuar Kryeministrin, Prokurori e konsideron ministrin një palë private. Kryeministri i vendit, Kryeministri në detyrë, qenka një palë private dhe i qenka drejtuar një pale private, për një punë private, që ka të bëjë me Ministrin e Brendshëm e për këtë provë private Kryeministri ka dalë publikisht e ka thënë që këtë ekspertizë që unë e kam bërë, kjo provë mua më mjafton dhe unë mbi këtë konfirmoj që mund të vazhdojë edhe ministri edhe qeverisja.
Për turpin e saj Prokuroria arrin në këtë konkluzion, ndërkohë që ajo nuk ka mundur dot të konkludojë si duhet një verifikim dhe një ekpertizë përkatëse, pasi edhe ajo e ardhur nga Anglia një ditë më parë ka paqartësitë e saj. Kryeministri disponoka një provë në dorë të cilën nuk e dorëzon sepse qenka një privat që paska bërë një analizë private. Po e njëjta Prokurori në lajthitje të plotë, që ta dinë shqiptarët çfarë ka ndodhur një për një, thotë që kryeministri ka dërguar këtë provë dhe po vetë thotë që është e pa qartë forma se si. Pra Prokuroria pranon që është edhe e pa qartë dhe nuk kuptohet gjë fare se çfarë ndodh, por në fund fare konkludon. Po kjo Prokurori, që kjo e paqarta, kjo privatja, kjo hiç gjëja, në fund fare pranon dhe i vë vulën që kjo qenka një analizë shkencore e bërë nga kryeministri.
Tani t’i shpjegojmë opinionit publik pse Prokuroria thjesht ka firmosur materialin që i ka bërë gati kryeministri. Dikush do thotë që ky është një provokim që bën opozita. Opozita qenka tendencioze dhe e padrejtë. Na ndihmon akti që ka formuluar vetë Prokurori, i cili nuk di gjë se çfarë ka firmosur. Një derdimen që ka firmosur një ekspertizë të qeverisë që e bën gati. Dhe shiko çfarë thotë, që ta kuptojnë të gjithë shqiptarët. Në fillim thotë palët paditëse, kush janë palët paditëse? Edmond Spaho për Partinë
Demokratike dhe Petrit Vasili në anën tjetër. Këta janë kallëzuesit. Prokurori në fund të faqes pasi thotë që kallëzuesit kështu e kështu, patakset, sepse ashtu ja kanë dhënë në zyrën e kryeministrit dhe thotë: Bazuar nga faktet e mësipërme Partia Demokratike e Shqipërisë pretendon, thotë ky. Ku është Partia Demokratike? Partia Demokratike nuk ka bërë ndonjë padi. Kallëzuesit janë Edmond Spaho dhe Petrit Vasili. Çfarë është kjo Partia Demokratike? Apo zyra militante e kryeministrit që ka luftën maxhorancë-opozitë i ka thënë Partia Demokratike? Partia Demokratike nuk ekziston në kallëzim, pra është një kallëzues që nuk ekziston. Dhe ky i referohet një kallëzuesi që nuk ekziston. Pra ky akt është një akt i paligjshëm, sepse i referohet dikujt që nuk ka kallëzuar gjë. Kallëzuesit janë Edmond Spaho dhe Petrit Vasili. Vetëm një akt militant mund ta bëjë këtë gjë. Dhe të shkruajë Partia Demokratike kur ajo nuk ka bërë kallëzim.
Ky është turpi edhe profesional, turpi edhe politik dhe është thelbi që Prokuroria është thjeshtë dhe vetëm një mbyllëse e çështjeve. Pasi jam i detyruar që të kujtoj këtu që po kjo Prokurori mbylli një çështje skandaloze, ka arritur deri në këto nivele paturpësie, që kur Edi Rama i bëri thirrje policisë që hidhni uniformat dhe bëni vota për Partinë Socialiste. Pra bëri një faj shumë të rëndë penal, shkatërroi zgjedhjet në Shqipëri dhe gjithë policinë e bëri partiake dhe militante dhe kërkoi falje në Facebook, sepse e kanë mësuar 5 këshilltarë. Për këtë faj të rëndë penal Prokuroria e mbyll çështjen dhe i thotë ke kërkuar falje në Facebook.
Ditën e djeshme, prokuroria ka vendosur që të mos hapë hetimet për kryeministrin Rama, pas deklaratave të tij se përgjimi i Albert Veliut ishte i montuar.
Në vendimin e prokurorisë për të mos filluar hetimet thuhet se kryeministri Edi Rama nuk ka kryer vepër penale dhe se mungojnë elementët për këtë vepër. Sipas prokurorisë, kryeministri nuk ka prishur provat hetimore.
O Peco ske takat per monen ti eshte e re ajo ,je i moshuar
PërgjigjuTiti ler Monen mos u konsumo me se Rama ua vuri epitetin gjysmagjelat e OPozites
PërgjigjuO titi mos na caj menderen,boll me se late nam ju te LESHeLISE.
PërgjigjuLidheni qenin se ka lajthitur komplet,keta te PD-LSI jane te pashprese,do e shikojne se shpejti ne zgjedhje,populli i urren me gjithe shpirt.
PërgjigjuJane shume te trembur e te pashprese perballe uraganit EDI RAMA.
PërgjigjuSa gjyna me vjen qe del the thua budalleqe o titi se te detyrojn te tjeret qe te mbash ate vendin e punes qe ke, je ber per gjyna
PërgjigjuKy megafoni i Mones po lajthit perdite e me shume. Injorojeni fare te pamoralshmin, lereni te flas me vete.
PërgjigjuO derri maç o petrit hajdut vasili po ti o nipi manush m*t myftiut do bësh drejtësi ? ? ? Ashtu si bëri daja jot kriminel. Po ti nuk e kupton që je bër figura më e urryer e Shqiptarve. Po se kupton se zullumi të ka zën syt.
PërgjigjuO derri maç o petrit hajdut vasili po ti o nipi manush mut myftiut do bësh drejtësi ? ? ? Ashtu si bëri daja jot kriminel. Po ti nuk e kupton që je bër figura më e urryer e Shqiptarve. Po se kupton se zullumi të ka zën syt.
Përgjigju