Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Erjon Veliaj në një deklaratë publike ka bërë të ditur disa vendime të rëndësishme të qeverisë që kanë të bjënë me punësimin e Shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria pa patur nevojën e një leje punësimi. Të them të drejten ky është një vendim i shumëpritur, fakt të cilin Kroacia e ka aplikuar vite më parë me kroatët e Malit të Zi dhe të Bosnjes. Një vendim i tillë i Qeverisë së Shtetit Shqiptar është për mua shumë i vonuar, por duke mos dashur të zgjatem në vonesen e këtij vendimi, dua të ndalem në dy pika të rëndësishme.
E para: Po harrohet një pjesë e rëndësishme e kombit shqiptar, lihet jashtë çdo vëmendjeje institucionale, madje shpesh herë edhe harrohet fare. Pavarësisht se këto janë të ditura për Tiranën zyrtare, ajo që nuk dihet është neglizhenca që i bëhet kësaj pjese të kombit. Fjala është për shqiptarët në Mal të Zi janë rreth 30-40 mijë frymë, të cilët ndodhen çdo ditë përballë një represioni të vazhdueshëm, i cili penetron çdo ditë e më shumë në zbatimin e kolonizimit të territoreve të banuara me vendas autoktonë e deri tek asimilimi i tyre.
Shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë punë, nuk i merr kush në punë, pa çka se kanë mbaruar shkollat dhe kanë një kualifikim.
E dyta: Ministri Veliaj, i cili ka mjaft të njohur, si shqiptarë nga Mali i Zi, ashtu edhe nga Maqedonia, kjo që në periudhen kur drejtonte organizatën “Mjaft”, është në dijeni për problemet dhe shqetësimet e bashkëmoshatarëve të tij në vendin fqinj. Ky është diskriminim, madje shkon edhe më tutje: mosnjohje që u bëhet këtyre banorëve, të cilët janë si një apendiks për Tiranën zyrtare sa herë që kjo e fundit tenton të bëjë biznes me Podgoricën. Për çka kryeministri aktual malazez Milo Gjukanoviç është ekspert!
Besoj se Tirana zyrtare e ka në evidencën e saj numrin e studentëve, të cilët shumë më përpara, duke filluar që në vitin 1993 e këtej, kanë nisur studimet universitare në Shqipëri. Mjafton ky fakt që në vendimin e qeverisë të përfshihet çdo shqiptar që ka dëshirë dhe arrin të sigurojë një vend pune të punësohet pa burokratë shtetërore. Kujtoj këtu që në sektorin publik shumë nga studentët e dalluar të universiteteve shqiptare kanë arritur që, falë kualifikimeve të tyre, të bëhen pjesë e jetës akademike, vazhdojnë të mos kenë statusin e tyre të profesorit dhe trajtohen vetëm me kontrata.
Nga ana tjetër, po kështu konkurimi për një vend pune në sektorët e tjerë, qoftë në publik apo privat, e pengon një të ri nga Mali i Zi të nisë procedurën. Kjo për shkak se që të marrë leje pune në Shqipëri një shtetas i huaj duhet më parë të “jetë i punësuar”, pra të ketë minimalisht një muaj punë. Me këtë diskriminim që iu bëhet shqiptarëve në Mal të Zi, kësaj here edhe nga Tirana zyrtare ditën për diell u dëshmua se çdo qeveritar deri më tani për këtë vend dhe për këta banorë nuk ka pasur as interesin më të vogël. U dëshmua që më me rëndësi është Budva dhe Shën Stefani se sa Ulqini, bregdeti i tij, kriporja apo edhe pronat e pakthyera, një pjesë e mirë e të cilave janë sot të shtetasve shqiptar.
Çdo ditë e më shumë familjet Ulqinake, Krajane, Malësore po sjellin fëmijët e tyre të mbarojnë edhe shkollimin e mesëm dhe të lartë në Shqipëri, kryesisht në Shkodër. Por ata duke pasur dëshirën e madhe të dhënies së një arsimimi të plotë me një frymë kombëtare të fëmijëve të tyre, ndeshen më pas në problemin e punësimit të fëmijëve të tyre. Ministri Veliaj u shpreh qartë se 80% e kërkesave për leje pune nga Kosova janë biznesmenë që krijojnë vende pune, çka është edhe një shtysë më tepër që të mos kufizohet vendimi. Erjon Veliaj dhe dikasteri që ai drejton duhet të kenë në vëmendje shqiptarët e Malit të Zi, pasi përtej fasadës multi-dimensionale të Podgoricës zyrtare, kjo popullsi është në buzë të greminës dhe çdo ditë e më shumë po rrëshqet drejt zhdukjes totale.
Të punohet në drejtimin e një politike gjithëpërfshirëse të shqiptarëve, ku çështja e punësimit të tyre të mos jetë barrierë buroktratike, por në bazë të vlerësimeve dhe kualifikimeve, do bënte që çdo ditë e më shumë Ulqini, Tuzi, Kraja, Shestani, Plava e Gucia të jenë të banueshme, pasi deri tani në bazë të statistikave zyrtare më shumë shqiptarë nga Mali i Zi jetojnë në Perëndim, shkak kryesor është puna dhe mundësitë minimale për të siguruar mbijetesën e familjes. Shpresoj që shqiptarët të mos ndahen në parcela, por ashtu siç kemi qenë, të unifikuar në të gjitha vështirësitë e jetës, të merren vendime që i shërbejnë Bashkimit Kombëtar në gjirin e familjes së madhe Evropiane, si një vizion shekullor që pret vetëm zbatimin.
Shkrimi u publikua sot,9 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com