Manchester City fitoi 4-1 me Arsenalin në javën e 33-të të Premier League. Tanimë "Qytetarët" janë vetëm dy pikë pas Arsenalit kryesues, duke kërkuar trofeun pasi kanë edhe dy ndeshje më pak. Në këtë përballje, City dominoi takimin, teksa portieri i tyre ironizoi tifozët kundërshtarë.
Ederson nuk shkoi të festonte me shokët pas golit të katërt, duke u kthyer nga tifozët e Arsenalit dhe duke bërë një gjest tallës. "Fshini lotët", ky duket se është mesazhi që braziliani ka dashur të përcjellë. Festa e tij është komentuar shumë në rrjet, teksa ka nga ata që flasin edhe për mosrespekt ndaj kundërshtarit.