Mos sulmoni qytetarin që shet votën, por gjeni kurajën e ngrihuni kundër klasës politike

Mos sulmoni qytetarin që shet votën, por gjeni kurajën e ngrihuni kundër klasës politike

Foto ilustruese

Kam dëgjuar shpesh analistë që kanë guximin të kritikojnë e të fajësojnë shqiptarët se ata shiten, por nuk i kam parë asnjëherë  këta analistë të kritikojnë këta politikanë që e kanë marr peng qytetarin duke e bërë një qenie pa shpresë ose me shpresë të copetuar dhe të pafuqishëm për tu ngritur  e për të mbrojtur dinjitetin.

Nuk është faji i qytetarëve që në varfëri të rënduar, perbuzje, të genjyer e të stër genjyer në 30 vjet për jetë më të mirë, tashmë i lodhur e duke parë realitetin në sy nuk beson se ndryshimi mund të vij pikërisht nga ata që i gënjyer për një gjë të tillë për 30 vjet! Qytetari shqiptar është i marr peng nga një politikë egoiste, ecila gjithmonë ka menduar për veten dhe qytetarin e ka konsiduar si mall, numër apo vetëm si votë! Analistët, intelektualët apo gazetarët duhet të gjejnë forcën e kurajën profesionale të ngrihen ndaj kësaj klase politike, e cila nuk ka çfarë t'i ofrojë më vendit, madje as vete gazetarëve që vazhdojne të jenë shtresa më e keqpërdorur dhe e keqpaguar!

Një qytetar që shet votën do të thote se ai nuk ka më besim tek politika duke i parë të gjithë  njësoj, por për nga instikti për të jetuar kërkon të behet oportunist  duke zgjedhur pushtetin dhe më të fortin!

Në një vend ku qytetari shet votën, dëshmon krizën e thellë sociale, politike dhe ekonomike të atij vendi e të mos flasim pastaj edhe për demokraci. Qytetari është i pa shpresë për ofertë më të mirë politike, i konsideron njësoj të gjithë. Prandaj, shitjen e votës, në thonjëza e konsideron si njëlloj hakmarrje duke menduar: Tu marrin diçka të paktën një ditë këtyre, sepse këta na vjedhin çdo ditë! Të paktën të marrin diçka nga e jona që ata na e kanë marrë me arrogancen dhe shpërdorimin e pushtetit si privilegj personal dhe jo si mjet përfaqësimi dinjitoz.

Nuk dua të degjoj më analistë apo gazetarë që fajësojnë popuj duke përfshirë edhe popullin tonë, por dua të kemi gazetarë dhe analistë që përballen me të vërtetën dhe kjo është nevoja urgjente e një rotacioni serioz elitash.

Koha ka një kuptim shumë të mirë, sepse ajo shënon vetëm para, nuk ndalon dhe nuk kthehet asnjëherë mbrapa. Elitat janë të domosdoshme ose imponuese për një periudhë të caktuar kohore dhe nuk mund të ekzistojë koncepti i pa zëvendësueshmërisë dhe po ashtu i përjetësisë.

Duket sikur brezi ku bëj pjesë edhe unë, nuk ka besim apo respekt tek vetja duke tentuar për të ricikluar me çdo kusht ata që nuk janë më ardhmja.

Rinia duhet të mbrojë veten dhe po ashtu duhet të kërkojë protagonizmin e saj, por duhet të kete edhe kurajën që të marr në dorë fatet e saj, sepse kjo është forma më mirë për t'i shërbyer vetës dhe vendit!

Nuk është Shqipëria nuk vend i shkretuar me të rinj që ne duhet të lutemi për jetëgjatësinë politike pikërisht të atij brezi që koha për 32 vjet ju dha të gjitha mundësitë, por i keqpërdoren duke vrarë shpresën tek qytetarët se gjerat mund të ndryshojnë e sidomos përmes tyre. Çdo periudhë ka protagonistët e saj për këtë arsye, tani mendoj se është e jona koha dhe ata që e patën e nuk respektuan, të mbeten një reliktë e kaluar dhe një burim për histografinë politike të Shqipërisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit

VIDEOLAJM/ Vlora bëhet gati për ceremoninë e ngritjes së flamurit