Dje në mes Tiranës përpara Komunitetit Musliman të Shqipërisë, tek vendi i njohur si Namazgjaja, ishte paralajmëruar ceremonia e fillimit të punimeve për ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës. Nuk mund të mos gëzohesh kur merr vesh që një projekt i nisur për më shumë se 10 vitesh merr udhë. Do të thotë që është fillimi i një epoke tjetër.
Në këto raste merret me mend një ceremoni ku hidhet themeli i parë, tulla ose guri i parë, ku eskavatorët fillojnë gërmimet dhe sic e do tradita fetare bëhet dhe kurbani i parë. Ishin mbledhur paria e vendit, ajo e zgjedhur, e emëruar, e vetëzgjedhur, e nominuar prej jasht që ne i quajmë ambasadorë.
Media e klerikë me bollëk. Natyrisht nuk kishte këmbë besimtari apo qytetari, të cilët mesa duket janë konsideruar të tepërt në këtë rast. Ishte paralajmëruar kjo ceremoni në një ditë feste, në ditën e Mevludit, ditën e lindjes së Profetit Muhamed.
* * *
Në ditë të shenjta njeriu pret mrekulli hyjnore, pse jo në kohë të vështira të qeverisura nga konsumizmi, pak ndodhi hyjnore dhe shpirtërore bëjnë mirë dhe japin optimizëm dhe energji pozitive. Televizioni lajmëroi fillimin e ceremonisë, u shfaqën , Kryeministri, Ministrat, Kryetari i Bashkisë me atë nënqeshjen e përhershme elektorale, mediat dhe klerikët,ndërkohë ndodhi mrekullia kamera televizive shfaqi xhaminë e bukur të Tiranës.
Me shumë nur dhe shumë imponente dukej, në mes të Tiranës. Gjynah qe ishte vetëm një imazh, mirazh apo si ta quajmë fotografi. Ishte pak a shumë si ato fotografitë karikaturat kundër profetit që shkaktuan protestat e mëdha në Lindjen e Mesme dhe gjithë botën islame në 2007.
Kryetari Bashkisë së Qytetit me atë nënqeshjen e përhershme elektorale nisi fjalimin e vet të radhës para ambasadorëve dhe klerikëve, duke sharë socialistët e paudhë që nuk e lanë këtë xhami të ngrihej në mes të Tiranës deri tani, që nga koha e Nano-Majko-Meta-Majko-Nano e deri tek ai i “paudhi” ish paraardhësi i tij në Bashkinë e Tiranës.
Kështu që pas një pune shumë të gjatë dhe të lodhshme maxhorancës qeverisëse prej 8 vitesh dhe Kryetarit të Bashkisë prej 2 vitesh, mundi nuk i kishte shkuar dëm, ata kishin ndërtuar një xhami shumë të bukur në mes të Tiranës, një xhami vërtetë prej karte dhe letre. Ta gëzoni xhaminë o besimtarë e qytetarë.
* * *
Autori i këtij shkrimi vetëm për miqësi me Edi Ramën nuk është shquar ndonjëherë, as politike e as personale, as kur ka qenë Kryetar Bashkie e as tani që është Kryetar opozite. Ndaj çdo mundësi politizimi apo qasje për politikë të ditës, nuk qëndron dhe nuk ka ku të mbahet.
Por gjithashtu asnjë qytetar, intelektual, i pasur apo i varfër, i thjeshtë apo me roje e badigardë, i krishterë apo musliman, besimtar apo jo besimtar, i madh apo i vogël nuk mund të mos e dallonte komedinë e radhës kur të gjithë u çuan dhe ikën, hoqën fotografinë, karriget, tryezën ku u nënshkrua Traktati për Xhaminë dhe në tokë lanë vetëm gjurmët e shfaqjes së radhës.
Nga gjithë kjo shfaqje e dobët që të lë shije shumë të hidhur, dy gjëra të vijnë ndër mend dhe ato janë: 1.Mos u tallni me xhaminë se ajo është vakëf(vend i shenjtë) dhe është gjynah të tallesh me gjërat hyjnore, se keni fëmijë, familje etj; edhe nëse jeni besimtarë një ditë do të vijë Dita e gjykimit pavarësisht sesi e quani Zotin tuaj, sidomos kur këtë tallje e bëni vetëm për fushatën e radhës zgjedhore.
2. Shpresojmë që dhe në tallje të jeni të paktën pak seriozë dhe të merrni mundimin që deri në muajin e shenjtë të Ramazanit dmth deri në zgjedhje, minimalisht një gropë ta keni hapur, se kush tallet me emocionet dhe besimin e tjetrit, herët a vonë përfundon në gropën politike që i ka hapur vetes.
*Autori është ish- Kryetari Komitetit të Kulteve 2004-2005
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com