MOST WANTED/ 4 shqiptarët më të kërkuar nga EUROPOL! Vrasje, trafik armësh dhe plagosje e rëndë, kush janë kriminelët që kanë ‘ngritur në këmbë’ autoritetet evropianë

MOST WANTED/ 4 shqiptarët më të kërkuar nga EUROPOL! Vrasje, trafik armësh dhe plagosje e rëndë, kush janë kriminelët që kanë ‘ngritur në këmbë’ autoritetet evropianë

4 më të kërkuarit shqiptarë

65 janë kriminelët më të kërkuar nga EUROPOL, listë e cila është përditësuar së fundmi. Në këtë listë të ‘Most Wanted’ janë edhe 4 shqiptarë, 3 prej të cilëve janë futur në listën e zezë nga Luksemburgu dhe një tjetër nga Qipro dhe Greqia. Historitë e tyre kriminale janë si më poshtë:

Aleks Burreli, vrasësi me pagesë që ekzekutoi në 2016-n biznesmenin qipriot

Gani alias Aleks Burreli, është një tjetër shqiptar që kërkohet nga policia e Europolit. 50-vjeçari është personi i shpallur në kërkim nga autoritet e Qipros, pasi në 23 qershor 2016 në restorantin “Aya Napa”, hapi zjarr drejt një tavoline ku po darkonte biznesmeni vendas, Fanos Kalopsidiotis, i moshës 51 vjeç. Biznesmeni dhe dy nga policët që e shoqëronin (burrë e grua), mbetën të vrarë, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën. Në këtë atentat, mbeti i vrarë dhe bashkëpunëtori në krim, i Burrelit, Jani Vogli 41 vjeç. Tashmë emri i Aleks Burrelit, ndodhet në një listë mes 56 kriminelëve më të kërkuar nga policitë e vendeve të Bashkimit Europian. Burreli dhe miku i tij, Jani Vogli, kanë vepruar si vrasës me pagesë. Burreli mundi të largohet nga vendngjarje me një automjet i cili më pas u gjet i djegur, shkruan Shqiptarja.com. Prej asaj dite policia qipriote dhe ajo Greke nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë gjurmë të ve ndodhjes së Aleks Burrelit. Tashme, emri i shqiptarit ndodhet mes listës së kriminelëve më të kërkuar të Europës, ku radhiten dhe bosët e mafias.

Valon Azemi, shqiptari nga Maqedonia që në Pragë  ekzekutoi me 4 plumba një person

Në listën e më të kërkuarve të Evropës është edhe një shqiptar nga Maqedonia. Valon Azemi, aktualisht vetëm 39-vjeç. I akuzuar për vrasje, dhe i dënuar me parë me 10 vite burg.

I kërkuari është dënuar me 10 vite burg për vrasje. Në vitin 2007, pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme verbale me një burrë në një klub muzikor të Pragës, ai përdori armën e mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe qëlloi vazhdimisht në drejtim të atij personi. Viktima është goditur një herë në kokë dhe tre herë në gjoks. Këto lëndime i shkaktuan vdekjen.  Ndaj tij autoriteti gjyqësor kompetent në Republikën Çeke lëshoi ​​fletë-arresti evropian.

Edinjo Pultin, shqiptari që Luksemburgu e futi në listën e zezë për plagosje me thikë

Autoritetet evropiane kanë shpallur në kërkim Edinjo Pultin, i dyshuar për disa krime, përfshirë Luksemburgun. “Më i kërkuari” i fundit i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve. Edinjo Pulti, i lindur në vitin 1981 në Shqipëri, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg. Më 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë u përleshën në qendër të qytetit. Sipas Europol, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy të plagosurit është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar është lëshuar për të në janar 2021. Edinjo Pulti nga Shkodra është emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare për një plagosje shumë vite më parë.

Aldo Iamandi, emri në EUROPOL por pas 'fërkimit' të makinave plagosi 2 persona në Tiranë

Një konflikt i çastit, që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ka përfunduar me dy të plagosur mbrëmjen në Tiranë, dhe autori Aldo Iamandi Gjini, 31 vjeç ishte prej kohësh në kërkim ndërkombëtar, tek lista e më të kërkuarve.  Fillimisht dyshohet se pati një fërkim të makinave në lëvizje të djemve në rrugën “Todi Shkurti” pranë tregut Elektrik. Për të parë se kush e kishte fajin në përplasjen e automjeteve, ata tentuan të shohin kamerat e sigurisë së lokalit, por kjo shkaktoi një sherr verbal mes tyre dhe Aldo Gjinit. Ky i fundit nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të Gjokës dhe Marashit për tu larguar më pas me shpejtësi me makinë. Pas ngjarjes, Gjini është larguar me një makinë me targa AA001RN. Ai ka qenë edhe më parë në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për akuzat tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake. Ai dyshohet autor i një plagosje të ndodhur më 24 nëntor të viti 2020 në Luksemburg. Po ashtu, në vitin 2016 ai është arrestuar në Itali, për shpërndarje droge. Në pranga, asokohe ranë edhe vëllai tij, Andis Gjini. Në profilin e tij EUROPOL kujdes të nënvizojë se Aldo Iamandi mund ta ketë ende në zotërim armën e tij.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Krushku: 08/12/2021 21:34

    Cuna per nuse qenkan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim