Mosbindja civile / Po Gjin Gjoni pse do të bllokojë nesër trafikun në Tiranë? Një vilë e fshehur që sfidon SPAK-un

Mosbindja civile / Po Gjin Gjoni pse do të bllokojë nesër trafikun në Tiranë? Një vilë e fshehur që sfidon SPAK-un

Fatmira Hajdari, Gjin Gjoni e Belind Këlliçi, foto arkivë

Teksa na ndajnë më pak se 5 muaj nga zgjedhjet parlamentare, Sali Berisha do të bllokojë disa orë nesër trafikun në Tiranë, në kuadër të revolucionit dhe mosbindjes civile për t’i bërë presion Edi Ramës të pranojë një qeveri teknike. Revolucioni i shpallur nga Berisha 10 vjet më parë vetëm sa ka rrudhur PD-në, por nga ana tjetër pasuria e Familjes Berisha është shtuar me disa milionë euro.

Revoluconit, pasuar këtë vit me mosbincje civile, i është bashkuar edhe ish gjyqtari Gjin Gjoni, i cili me shumë gjasa do të jetë edhe kandidat për deputet i PD-së në zgjedhjet e 11 majit 2026. Gjin Gjoni ka marrë përsipër nesër për të bllokuar një nga akset rrugore në Tiranë.

Emri i Gjin Gjonit u tentua të futej në listën e kandidatëve për deputetë që në zgjedhjet e kaluara, por ishte ambasada e SHBA që e bllokoi. Lulzim Basha e dëgjoi ambasadën, teksa Berisha vendosi t’a sfidojë, duke e caktuar Gjin Gjonin në krye të PD-së së Lezhës.

Por kush është Gjin Gjoni dhe pse ish gjyqtari do t’u dalë nesër para automjeteve në rrugë për t’i bllokuar?

Ai është arsimuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, dega Veterinari, fakt të cilin e ka zhdukur në të gjitha jetëshkrimet e tij.

Në vitin 1993, Gjin Gjoni bën një kurs disamujor në Durrës, i quajtur kursi i ‘Plepave’ dhe katapultohet në sistemin e drejtësisë shqiptare. Pa një diplomë juristi, Gjin Gjoni u ngjit me shpejtësi në nivelet më të larta të drejtësisë shqiptare.

Gjin Gjoni nga data 04.06.2013 deri në fund të vitit 2018, ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, organit më të lartë të drejtësisë për emërimin, shkarkimin, vlerësimin dhe masat disiplinore të gjyqtarëve në Shqipëri. Në vitin 2017, atij iu bashkua edhe Ilir Meta si kryetar i KLD, në cilësinë e Presidentit.

Pra, deri kur KLD u shkri për shkak të reformës në drejtësi, Gjin Gjoni, ishte pjesë e çetës që kontrollonte gjyqtarët, përmes emërimit dhe ndëshkimit të tyre në rast nevoje. Në vitin 2014, u kallëzua nga ILDKPKI për fshehje pasuri dhe pasuri të paligjshme mbi 2 milionë euro, por Gjin Gjoni i shpëtoi drejtësisë me lehtësi, me procedura dhe manovra, duke çoroditur si prokurorinë, ashtu edhe gjykatën.

Kur erdhi puna të përballej me Vetingun, ai u tregua dinak. Sapo u njoh me aktet e KPK, dha doheqjen, pasi pasuria e tij kapte shifra të frikshme. Përmes dorëheqjes, Gjin Gjoni evitoi ekspozimin në publik të dosjes së tij të pasurisë, e cila mund të vinte në lëvizje SPAK-un për të hapur në çështje penale.

Në vitin 2015, kryeministri Edi Rama e konsideroi si “fenomenal”, rastin e Gjin Gjoni, pasi emri i tij njihej që “nga Europa në NATO dhe nga NATO në Europë”.

“Ç’arsye ka një zyrtar i lartë të dijë emrin Gjin Gjoni në anglisht? Dhe ç’arsye ka një aleancë e tërë, që shtrihet nga Europa në NATO dhe nga NATO në Europë që të dijë që është një Gjin Gjoni dhe ta shtrojnë këtë problem me të gjitha autoritetet që takojnë. Merkel, duke më parë në sy më tha: Më shiko në sy dhe me po të njejtën ndershmëri dhe kurajo që më fole pse gabuam kur nuk e dhamë statusin në dhjetor, m’u përgjigj kësaj pyetjeje: A mund të më thuash që me atë sistem drejtësie që keni, me ato gjykata që keni ju, me atë nivel korrupsioni që keni ju në gjyqësor, mund të bëheni ndonjëhër vend i Bashkimit Europian?”, tha Rama.

Kështu Gjin Gjoni i kthye në simbol i drejtësisë së vjetër të Sali Berishës dhe Ilir Metës. Emri i tij u kthye në fenomen dhe argument për domosdoshmërinë e vetingut në drejtësi.

Dosja e pasurisë

Nga i pastrehë në 2003, në 2014 pasuria e deklaruar e Gjin Gjonit shkote disa milionë USD. Po gjatë vitit 2014, Gjin Gjoni u kallëzua penalisht nga ILDKPI për deklarim të rremë, falsifikim të dokumenteve, pastrim të produkteve të veprës penale etj. Sipas ILDKPI, Gjin Gjoni, deri në vitin 2014, kishte fshehur mbi 2 milionë euro pasuri. Përveç të tjerave, sipas ILDKPI, Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij, Elona Çaushi, vetëm gjatë viteve 2010-2012, kanë blerë një vilë me vlerë 700 mijë euro, dyqan 150 mijë euro dhe apartament 53 200 000 lekë me para të paligjshme. Normalisht, Gjin Gjoni i shpëtoi lehtësisht drejtësisë, pjesë e së cilës ishte vetë. Ai u kujdes që hetimet ndaj tij të mbylleshin dhe me vendim gjykate.

Mes 10 gjyqtarëve më të pasur në Shqipëri

Sipas një studimi të “BIRN” në vitin 2016, Gjin Gjoni ishte mes 10 gjyqtarve më të pasur në vend. Në deklaratën e tij të parë, Gjin Gjoni raportoi në Inspektoratin e Lartë të Pasurisë vetëm të ardhurat e tij nga paga si gjyqtar dhe një automjet “Benz” në emër të vëllait në vlerën e 1.3 milionë lekëve për vitin 2003. Në fund të vitit 2014, pasuria e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë vlente rreth 162 milionë lekë ose 1.6 milionë dollarë.

Historia e vilës luksoze

ILDKP pretendonte se Gjin Gjoni, përpos pasurive të tjera, kishte blerë edhe një vilë me vlerë 700 mijë euro në Farkë, në vitin 2012, me burim të dyshimtë.

Në maj të 2014, dosja e bujshme i kaloi Prokurorisë së Elbasanit, e cila regjistroi procedimin penal me nr: 1098 për dy vepra penale: “falsifikim të dokumenteve” dhe “fshehje të pasurisë”.

Gjin Gjoni e bllokoi prokurorinë me disa lëvizje procedurale dhe arriti ta mbyllte çështjen.

Megjithatë, në kuadër procedimit penal, Prokuroria e Elbasanit pyeti Gjin Gjonin dhe Elona Çaushin rreth pretendimeve të ILDKP për pasurinë e tyre.

Sipas dosjes, Gjin Gjoni deklaroi para prokurorit se, së bashku me bashkëshorten kanë realizuar kontratën për blerjen e vilës në Farkë, por më pas e ka anuluar kontratën, pasi nuk ka pasur para për të paguar këstet dhe se nuk i ka pëlqyer çmimi.

Pra, Gjin Gjoni, tha se nuk kishte vilë.

Gjin Gjoni ka pohuar në prokurori ndër të tjera se “Për sa i përket pikës 7 të kallëzimit penal që ILDKPKI pretendon se është deklarim i rremë nuk qëndron, pasi nga ana ime dhe bashkëshortes sime rezulton se është deklaruar kontrata e sipërmarrjes dhe e porosisë me nr. 1416 Rep dhe nr. 167 datë 24.04.2012 sipas deklarimeve të realizuara në deklaratën e pasurisë së vitit 2013… Kontrata me vlerë 700 000 euro është zgjidhur duke u anuluar me kontratën e dytë të lidhur pas saj. Zgjidhja e kontratës është bërë për shkak të mospëlqimit të çmimit”.

Gjin Gjoni e dha dorëheqjen në përfundim të lejes dyvjeçare prindërore që mori nga ish-KLD-ja në vitin 2018, ku ishte anëtar edhe vetë, ndërsa Ilir Meta ishte kryetar.

Në tetor të vitit 2020, Gjin Gjoni regjistroi në QKR studion e avokatisë “G&G LAW FIRM”. Në dokumentet e regjistrimit, ish-gjyqtari deklaron edhe adresën e banimit, që është pikërisht; ‘Rolling Hills’, Vila nr. 69, Farkë, Tiranë. Nuk marrim përsipër të themi nëse është apo nuk është e njëjta vilë, por ka dyshime të forta se Gjin Gjoni mund të ketë gënjyer prokurorinë në 2014, për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale.

Njëri nga bashkëshortët deklaroi në 2014 se kontrata për blerjen e vilës është anuluar për mungesë parash, ndërsa tjetri deklaron se kontrata për vilën është anuluar pasi nuk i pëlqen qetësia! Gjashtë vjet më vonë, deklarojnë se banojnë pikërisht në një vilë, në Farkë.

Ndërkaq, edhe sikur Gjin Gjoni ta ketë anuluar vërtetë kontratën për blerjen e vilës, është i dyshimtë fakti që në deklaratën e pasurisë në vitin 2013, ish gjyqtari nuk e deklaron vlerën e kontratës, por vetëm pagesën e këstit 81 mijë euro. Në prokurori ka thënë se “është e vërtetë që në pikën 2.2 të saj thuhet se kësti i parë prej 90 000 euro dhe shuma prej 1 498 euro për sistemin e vaditjes duhej të paguheshin në momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate, por në realitet në marrëveshje midis palëve kjo shumë nuk është paguar”. Të gjitha këto kontradikta dhe paradokse janë një sfidë për SPAK.

Lirimi i trafikantit turk dhe skandali Duty Free

Gjin Gjoni hyri në drejtësi pa asnjë pasuri të paluajtshme dhe doli me një pasuri me vlerë miliona euro. Ai pretendon se ishte me fat që u martua me një grua të pasur, por dyshimet janë të forta se në fakt Elona Çaushi mund të jetë një kamuflazh i pasurive të Gjin Gjonit. 

Lirimi nga burgu në vitin 2011 i bosit të drogës, turkut Abdulselam Turgut, i cili akuzohej nga drejtësia gjermane se kishte trafikuar një sasi prej 1 tonësh heroinë, është thjeshtë një lustrim për modelin e gjyqtarit që përfaqësonte Gjin Gjoni.

Ndërkaq, skandali ‘Duty Free’, ku Gjin Gjoni me njerëzit e tij në gjykata dhe administratë, arriti të mbante ambientet në Rinas, për t’u menaxhuar nga kompania e bashkëshortes ADFD, tashmë është ndërkombëtarizuar.

Kompania amerikane International Cruise Duty Free, cila kishte fituar tenderin dhe lidhur një kontratë me TIA-n për menaxhimin e dyqaneve, por që nuk u lejua nga Gjin Gjoni, tashmë kërkon 20 milionë euro në arbitrazhin ndërkombëtar. Çështja prej dusa vitesh reflektohet si histori skandali në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve të huaja në Shqipëri. /Prapaskena/ 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjini Gjonajve: 22/12/2024 23:57

    Gjin Gjonajve funderrina, letyra, plehu i gjyqesorit te kaluar, del e na behet politikan. Hapu dhé...

    Përgjigju
  • Jimmy: 22/12/2024 21:38

    Or popull shikoni ke ka mbrapa sali kerma!fytyr cizmen e hajdarit dhe sheikun gjom m.fucker!keta do bejne proteste e kuptoni apo jo!kjo hajdaria qe pa shkoll u be gjyqtare dhe ky gjini qe sdi sa pasuri ka!turp!!

    Përgjigju
  • Iljazi: 22/12/2024 15:47

    Sa te mbarojne me pasurine e Lalit dhe Ajoles..pastaj do merren me Dvoranin dhe dhe Sadushin....se nuk i permendni keta Ju..po vetem te djathtet

    Përgjigju
  • Vitrina: 22/12/2024 15:14

    Duhet të ketë pasur se s'bën një ECC edhe ky që fliste me djalin e xhaxhait, Dedan Gjoni, sepse ai prej këtij i merrte këshillat ...

    Përgjigju
  • Koli: 22/12/2024 15:06

    O Spaku qe merr miliona pse nuk e heton gjinin me fatmiren qe e dini qe kan pasuri milona euro dhe beni sikur sdini gje

    Përgjigju
  • Lushka: 22/12/2024 12:34

    Gjin gjoni nje gjygjtar qe si bejne pershtypje shifrat. Fatmira po sdi ku ti coj shifrat. I vetmi fakir eshte ky me 1 milion euro veç. Keto me fakiri me 1 milion euro. Un se di por pjesa e fshehjes se nje vile me duket paksa absurde nejse le ta shqyrtoj organi akuzes. Gjithsesi keto jan vipat shqiptare me cash edhe me prona te pa numerta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit

Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit