Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët, rritet arkëtimi me forcë i gjobave
Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërësisht të paktën 104 raste gjobash të vendosura ndaj zyrtarëve dhe për të cilat gjykatat kanë vendosur në favor të insitucionit. Shifrat i ka bërë publike ILDKPKI.
Pasuri e paligjshme
Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërësisht të paktën 104 raste gjobash të vendosura ndaj zyrtarëve dhe për të cilat gjykatat kanë vendosur në favor të insitucionit. Shifrat i ka bërë publike Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, (ILDKPKI).
Gjatë raportimit të ecurisë së të ardhurave të institucionit ku një zë është nga ekzekutimi i detyrueshëm nga Zyrat Përmbarimore të rretheve për gjobat e vendosura për rastet e shklejes së detyrimeve ligjore si dhe vendimeve gjyqsore që kanë marrë formë të prerë.
“Për këtë periudhë të vitit janë ekzekutuar tërësisht 104 raste në vlerën 15.8 milionë lekë nga të cilat në 70 raste në vlerën 11 milionë lekë kanë kaluar në llogari të të ardhurave të ILDKPKI. Arkëtimi në favor të ILDKPKI I 34 rasteve të tjera të cilat përbëjnë vlerën 4.8 milionë lekë është në process likujdimi. Po kështu të ardhurat e tjera vlerësohen në masën 23 mijë lekë” thuhet në raportin e Inspektoratit ku analizohen të dhënat e shpenzimeve dhe të aedhurave.
Shifra e ekzekutimit nga përmbarimi është të paktën 3 herë më e lartë sesa ajo e raportuar për të njëjtën periudhë të një viti më parë kur regjistronte në total 36 raste.
Sakaq ILDKPKI ka arkëtuar gjoba që kanë paguar në mënyrë vullnetare nga zyrtarët 25 raste me një vlerë prej 4 milionë lekë. Kjo tendencë është në rënie në raport me një vit më parë kur vullentarisht u paguan në arkën e ILDKPKI 77 raste gjobash me një vlerë 14 milionë lekë.
Të ardhurat gjithsej të Inspektoratit për periudhën janar-prill 2018 janë 15 milionë lekë dhe të gjitha shkojnë në buxhetin e shtetit.
ILDKPKI ka analizuar disa nga shpenzimet kryçe të saj të lidhura me funksionimin e institucionit, stafin prej 70 personash të punësuar pranë tij, blerjen e një seri mallrash dhe shërbimesh si dhe programe të veçanta. Në raport me një vit më parë shpenzimet e ILDKPKI janë rritur me të paktën 12 për qind duke arritur në 41 milionë lekë. Kjo pjesërisht argumentohet me hyrjen në fuqi në mes të vitit të kaluar të kuadrit që lidhej me sinjalizuesit apo siç njihen në zhargon “bilbilfryrësit”./ Monitor
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7398
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
764 punonjës paguhen për spiunimin e korrupsionit, vetëm 6 sinjalizime për vitin 2022 në shtet, në sektorin privat prej vitesh zero raportime
1 Qershor 2023, 17:56
-
37 pushtetarë kallëzohen penalisht për fshehje pasurie dhe pastrim parash, u kontrolluan nga ILDKPKI 806 zyrtarë
28 Prill 2023, 16:10
-
Indicie për SPAK/ Flamur Noka bleu pasuri 260 m2 me paratë e shitjes së apartamentit 83 m2 që e mori me kredi si i pastrehë nga Enti i Banesave
14 Maj 2022, 14:19
-
Pasuria e Myslim Murrizit, vilë 600 mijë USD, 13 shtëpi dhe njësi ndërtimore, makinë 78 mijë euro, 515 mijë euro ndarje fitimi tek ‘Justiniani i Parë’
5 Janar 2022, 19:29
-
Skënder Minxhozi: Shto ujë e shto…komisione
20 Tetor 2021, 17:22
-
Misteri i vilës 700 mijë € të Gjin Gjonit, e mohoi në 2014 në prokurori, në 2020 deklaron shtëpi në 'Rolling Hills'! Disa kontradikta që sfidojnë SPAK dhe një kusht i gjermanëve
14 Gusht 2021, 20:43
-
Vendimi për negociatat, Balla në Kuvend: Shqipëria i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë e familjes europiane! Shpresojmë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë zgjidhje
24 Qershor 2021, 11:12
-
72 deputetë, kryebashkiakë e drejtorë në SPAK për fshehje pasurie dhe pastrim parash, 30 zyrtarë u gjobitën pasi refuzuan të deklaronin pasurinë
1 Maj 2021, 16:09
-
SPAK merr nën hetim 23 ish-gjyqtarë VIP, 9 dosje për ish-anëtarët Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që u emëruan nga PD-LSI
23 Janar 2021, 16:09
-
Të dënuar për vjedhje, 2 të rinjtë nga Tirana duhet të deklarojnë pasurinë tek OFL
20 Nëntor 2020, 11:55
-
Shtohet misteri/ Lulzim Basha nuk deklaron në ILDKP kontratën e qirasë së vilës në 'Long Hill', zero shpenzim për banim në 2019
15 Korrik 2020, 16:05
-
21 bashki nuk denoncuan asnjë rast korrupsioni, Fino kërkon listën: Të merren masa
13 Maj 2020, 17:18