Mosdekretimi i ministrit/ Kulluri për Report TV: Vendimi i Metës i drejtë, Cakaj i sapodiplomuar

Debati i madh që ka nisur për pozicionin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe mosdekretimi Gent Cakaj vijon të jetë në qënder të diskutimeve dhe analizave që bëhen ditëve të fundit në aktualitetin dhe politikën shqiptare.

Politikani Edvin Kulluri i ftuar në Report TV komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakaj në pozicionin e Ministrit të Jashtëm  duke e cilësuar atë një vendim të drejtë. Sipas argumentat e presidentit Meta për qëndrimin e mbajtur në për rastin e dekretimit të postit në këtë drejtim institucional ka qenë të argumentuara qartë dhe në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese.

Besoj, duke parë argumentin e presidentit Meta  në rastin e mosdekretimit të shkarkimit të Ditmir Bushatit dhe më pas dekretimin për emërim të Gent Cakaj, besaj se argumentat e tij janë shterrues. Argumentat e tij qëndrojnë , janë shterrues teknik, juridik dhe politik sepse presidenti është Kreu i shtetit  dhe maja e nivelit institucional politik në Shqipëri. Këto janë vendime të rëndësishmë kushtetuese që duhen trajtuar me seriozitet.  Së pasi çështja e mungesës së certifikimit me certifikatë sigurie  të Gent Cakaj për 7 muaj rresht në pozicionin e zëvendësministrit është një diçka serioze dhe për bën një skandal. Përse z. Cakaj, kur e ka detyrim ligjor e shtetëror dhe ai nuk ka aplikuar në  gjithë këto kohë. Dhe së dyti, si është certifikuar branda 24 orëve nga DSIK, që ështa autoriteti ligjor për trajtimin informacionit të klasifikuar në vend.

Edvin Kulluri, politikan 

Teksa u ndal tek mungesa e përvojës dhe çështja e sigurisë kombëtare  një debat i konsumuar së fundi mes maxhorancës dhe presidentit, Kulluri u shpreh për Gent Cakajn duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të qëndrimeve të tij lidhur me çështjen e kufijve të Kosovës.

"Element tjetër është çështja e sigurisë kombëtarë, deklarat publike që z, Cakaj që ka të bëjë me interesin kombëtar shqiptar. Ky është një debat shumë serioz. Nuk ka çështje më të rëndësishme për një vend se sa siguria kombëtare dhe e dimë se çështja e Kosovës, është një çështje madhore", u shpreh Kulluri.

Presidenti ka të drejtë në këtë rast, sepse Gent Cakaj është një profil i ulët për të qenë Ministër i Jashtëm. Një njeri krejtësisht i panjohur për publikën dhe pa asnjë atribut  politik për kët ë pozicion pasi posti i Ministrit të Jashtëm është shumë i rëndësishëm. Nuk mund të marrim çdo person pavarësisht se ka arsimin e lartë ,për t’u vënë në postet drejtuese. Këtu kryeministri ka bërë gabim llogjik, duke bërë këtë propozim. Vendimi i presidentit Meta është i drejtë.  Titullari, në pozicionin e Minstrit të Jashtëm eshtë një post me shumë përgjegjësi institucionale. Të jesh ministër i Jashtëm në këtë moshë vetëm në shqipëri ndodh. Një ministër në moshë të re apo  ardhja e një djali të ri, nga bankat e shkollës tregon se është njeri i sapodiplomuar. Por nuk duhet të jetë e praktikisht nuk duhej të funksionojë kështu.  

Edvin Kulluri, politikan 

Diskutimi për mosdekretimin e Gent Cakaj, ka nisur prej dy ditësh ku Presidenti Meta ktheu dekretin për emërimin e tij në vend të Ditmir Bushatit duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për shkak të mugesës së përvojës dhe mosçertifikimit e tij nga organi i Drejtorisë e Sigurisë së Informacionit të Klsifikuar  me certifikatë sigurie. ( Lexo këtu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Muli: 12/01/2019 18:09

    Si quhet ky kullufi...ta gëzoj emrin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja