Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është përfshirë nga një tjetër turbullirë. Drejtuesi i saj, Viron Bezhani, ka denoncuar në sektorin e krimit ekonomik sekretarin Stavri Bello. Lajmin e ka konfirmuar për ‘Report TV’ vetë zoti Bezhani i cili ka thënë se bëhet fjalë për shpërdorimin e fondeve si dhënia e pagave për sportistët, por edhe fshehja e bursave.

Jo vetëm kaq por Stavri Bello akuzohet edhe për fshehja taksash dhe mos deklarim të të ardhurave tatimore në shtet. Bezhani e bërë firmën e sekretarit të përgjithshëm të pavlefshme, gjë që ngrin llogaritë bankare të KOKSH dhe nuk e lejon të bëjë asnjë veprim tjetër.

Zgjidhja e situatës kërkon kohën e vet dhe kjo pritet që të rëndojë te sportistët të cilët përveçse nuk janë paguar në katër e muajt e fundit tanimë duhet të kryqëzojnë gishtat që çështja të marrë fund sa më shpejt.