MOSKË - Lideri i opozitës në Rusi, Aleksei Navalny, është liruar nga qendra e paraburgimit në Moskë, ku qëndronte prej 15 ditësh. Ai u dënua për shpërndarjen e disa fletushkave që promovonin një protestë të planifikuar për datën 1 mars.
 
Protesta u shndërrua në marshimin homazh për politikanin opozitar, Boris Nemtsov, i cili u vranë qendër të Moskës, më 27 shkurt. Navalny shkruajti në blogun e tij se beson që Nemtsov është vrarë “në përputhje me një urdhër të udhëheqjes politike të vendit”, duke theksuar edhe përfshirjen e presidentit Vladimir Putin.
 
Navalny, figura kryesore e organizimit të protestave antiqeveritare më 2011-2012 në Moskë, ka marrë dy dënime me kusht, pasi është shpallur fajtor për vjedhje. Ai mohon çdo keqbërje dhe thotë se rastet kundër tij janë të motivuara politikisht.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)