MOSKE - Biznesmenët rusë kanë gjetur një mënyrë të re për të fituar kohë ndaj trafikut të rënduar në Moskë. Ata përdorin ambulancë, vetëm kështu makinat e tjera mund t’iu japin përparësi në kalim.

Rusia është në një kohë ku tenton të jetojë sipas rregullave, që ajo ka vendosur në një kuptim global, kështu duket se kanë bërë edhe punonjësit e saj, po jetojnë sipas mënyrës që ata duan. Sipas policisë makinat brenda ishin luksoze dhe jo të furnizuara me ilaçe dhe kjo ka bërë policinë të dyshojë tek ta.

Nivelet e trafikut në vend janë tepër të larta dhe për këtë fajësohen shoferët të cilët parkojnë vend e pa vend dhe po ashtu disa të tjerë ia vënë fajin Putin.

Kjo, sipas qytetarëve sepse kur ai kalon me Benzin e tij, të tjerët pengohen të kalojnë dhe kështu shkaktohet trafik. Për të ndihmuar më shumë në zbutjen e trafikut Putin ka thënë se do të punojë më shumë nga shtëpia dhe se Mevdev do të udhëtojë më shumë me avion për takime zyrtare.

Kjo nuk i ka motivuar aspak qytetarët të cilët kanë gjetur zgjidhjen duke udhëtuar me ambulanca vetëm, që të arrijnë në destinacion një orë e më parë.

(ad.ti/shqiptarja.com)