
"Ka ende shanse për të arritur një marrëveshje për një zonë mbrojtëse rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, por është shumë herët të thuhet se marrëveshja është afër". Kështu ka deklaruar së fundmi Mikhail Ulyanov, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në organizatat ndërkombëtare me bazë në Vjenë.
"Të hënën e kaluar u mbajt një takim në Paris midis drejtorit të përgjithshëm të IAEA dhe kryeministrit ukrainas Denis Shmygal. Me sa dimë, kjo temë është diskutuar në detaje gjatë këtyre bisedimeve. Prandaj, procesi vazhdon dhe ka shanse për të arritur një marrëveshje. Në të njëjtën kohë është shumë herët për të thënë se jemi duke iu afruar një marrëveshjeje. Dhe nuk bëj asnjë parashikim se kur mund të përfundojë procesi i negociatave”, tha ai për TASS.
Lajmi kryesor:
Putin takohet me liderët ushtarakë! Nisin sulmet ajrore me dronë iranianë në të gjithë Ukrainën! Vritet djali 1-vjeçar në Kryvyi Rih nga bombardimet ruse







