1765135796_aa.JPG

Moska thotë se nevojiten "ndryshime rrënjësore" në planin e paqes për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës përpara se ajo të jetë e pranueshme për Rusinë.

Kjo u deklarua nga Yuri Ushakov , këshilltari i politikës së jashtme i Vladimir Putinit, i cituar nga mediat ruse. Shtetet e Bashkuara, deklaroi ai, sipas SkyNews do të duhet të "bëjnë ndryshime serioze, madje do të thoja rrënjësore, në dokumentet e tyre" mbi Ukrainën.

Këto komente vijnë pas atyre të Keith Kellogg, i dërguari special i SHBA-së për Ukrainën, i cili tha se një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës është "shumë afër".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska: Në një linjë me SHBA, por plani duhet të modifikohet! Meloni-Zelenskyt: Mbështetje ndaj Trump-it për një paqe të drejtë