/ATSH-AFP/ - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Serguei Lavrov akuzoi sot perëndimin se po kërkonte të provonte një ndryshim të regjimit në Rusi nëpërmjet sanksioneve të marra si pasojë e konfliktit në Ukrainë.

"Përëndimi ka treguar qartë se nuk po kërkon të detyrojë Rusinë të ndryshojë politikën e saj, por po kërkon të sigurojë një ndryshim të regjimit", deklaroi Lavrov para një forumi të ekspertëve politikë në Moskë.

"Tashmë, ka politikanë në Perëndim që shprehen se duhen vendosur sanksionet që do të shkatërronin ekonominë ruse dhe do të shkaktonin protesta popullore", theksoi ai, cituar nga agjencia e lajmeve TASS.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, në përgjigje të krizës ukrainase, kanë vendosur kundër Moskës sanskionet më të ashpra që prej fundit të Luftës së Ftohtë duke prekur sektorët energjitikë, të Mbrojtjes dhe të financave.