/ATSH-ANSA/ - Ministria e Brendshme ruse përgënjeshtroi sot njoftimet e medias vendase, sipas së cilës titullari i kësaj ministrie, Vladimir Kolokoltsev kishte dhënë dorëheqjen, një ditë pas vrasjes së opozitarit Boris Nemtsov.
"Njoftimi në media dhe në internet për dorëheqjen e Kolokoltsevit nuk shkaktojnë asgjë përveç buzëqeshjes", komentoi zyra e shtypit e ministrisë së sipërcituar.
Sot, Gazeta.ru shpërndau këtë lajm duke cituar dy burime pranë Ministrisë së Brendshme ruse.
Njoftimi erdhi pas një takimi të presidentit rus, Vladimir Putin me drejtuesit e kësaj ministrie.
Megjithatë, ajo tha se që tetorin e kaluar Kolokoltsev kishte dashur të jepte dorëheqjen