/ATSH-AFP/ - Kryeministri rus, Dmitri Medvedev konfirmoi sot se Moska do të mbajë një qëndrim të fortë për të mbrojtur interesat e saj nëse Ukraina nuk kryen pagesat dhe kundërshton një kredi tjetër bfa FMN-ja për vendet e shkatërruara nga lufta.
Në një intervistë të publikuar nga stacioni televiziv "Etat Rossiya", Medvedev deklaroi se iniciativat e fundit të ndërmarra nga Kievi duke i hapur rrugën një moratoriumi për pagesat e borxhit të jashtëm, i ngjajnë refuzimit të bolshevikëve për të paguar borxhet e qeverisë cariste.
Nëse Kievi ngrin pagesat e borxhit të jashtëm, kjo do të jetë padyshim një dështim i pagesave nga ana e Ukrainës. Kjo do të influencojë në rrugën e tyre të negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ne do të mbajmë qëndrimin më të fortë të mundshëm, në këtë rast dhe do të mbrojmë interesat tona kombëtare", deklaroi ai.
Parlamenti ukrainas votoi të martën në mbrëmje një ligj që i lejon qeverisë të rikthejë në rast nevoje një moratorium mbi pagesat e borxhit të jashtëm të vendit./