MOSKË, 6 tetor /ATSH-AFP/ - Rusia u shpreh sot e gatshme për t'i ofruar Ukrainës deri në 10 miliardë metra kub gaz gjatë dimrit, pas një propozimi të paraqitur në fund të muajit shtator për të shmangur ndërprerjen e livrimeve të gazit drejt Evropës, por nuk ka marrë ende një përgjigje nga Kievi.
Gjatë takimit të qeverisë, ministri rus i Energjisë, Alexandre Novak theksoi se mungonin aktualisht nëntë deri në 10 miliardë metra kub gaz në Ukrainë, privuar nga gazi rus që prej mesit të muajit qershor për shkak të borxhit të papaguar.
"Është i nevojshëm rifillimi i livrimeve të gazit për të garantuar mbarëvajtjen gjatë stinës së dimrit, ekulibrimin e konsumit të energjisë në Ukrainë dhe gjithashtu të livrimeve për konsumatorët evropianë", theksoi ministri.
Sipas Novak, operatori rus "Gazprom" është i gatshëm të furnizojë me të paktën pesë miliardë metra kub të paguara paraprakisht. Deri në pesë miliardë metra kub gaz shtesë mund të shiten në funksion të nevojave. Çmimi do të jetë 385 dollarë për 1 000 metër kub, vetëm 100 dollarë më pak se çmimi aktual, i kundërshtuar nga Kievi.
"Si këmbim, Ukraina do të angazhohet të paguajë një pjesë të borxhit, 3,1 miliardë dollarë, për të cilin Bashkimi Evropian do të japë garanci", theksoi ai.
"Ky propozim u bë gjatë negociatave më 26 shtator në Berlin, por Ukraina ka hezituar që prej asaj kohe për të dhënë miratimin e saj. Rusia pret përgjigje", sipas Novak.
Një takim BE-Ukrainë-Rusi parashkikuar javën e kaluar për arritjen e një marrëveshjeje u anulua./
/ec/
/Shqiptarja.com