/ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier zhvilloi sot homazhe në Volgograd në kujtim të ushtarëve të rënë gjatë betejesë së përgjakshme të Stalingradid, dy ditë para ceremonive me rastin e 70-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste.
Kreu i diploamacisë gjermane përkrah homologut rus Sergueï Lavrov vendosi një kurorë me lule në një varrezë ushtarake pranë Volgogradit (ish-Stalingradit), para se të shkruante disa rreshta në librin e artë të kujtimeve.
"Këta njerëz kanë filluar, këtu në Stalingrad, çlirimin e Evropës nga nazistët (...) Përulem para këtyre viktimave, si gjerman, në shenjë hidhërimi. Kërkoj falje", deklaroi Steinmeier, para se të shtonte se rusët dhe gjermanët duhet të përkujtojnë së bashku.
Beteja e përgjakshme e Stalingradit, gjatë të cilës trupat sovjetike u përballën për pesë muaj me trupat hitleriane në gërmadhat e qytetit, përfundoi me një fitore vendimtare të Ushtrisë së Kuqe që ndryshoi rrjedhën e Luftës së Dytë Botërore me çmimin e të paktën një milionë të vdekur./
/Shqiptarja.com