Zbardhet arësyeja se përse Presidenti Bujar Nishani ka shtyrë për më tej firmosjen e shkarkimit të ambasadorit shqiptar në Itali, Neritan Ceka, duke refuzuar për momentin kërkesën e bërë nga ana e Ministrisë së Jashtme. Hetimi i hapur nga prokuroria e Kallamatës në Greqi për një aksident me automjetin e tij të cilin e drejtonte vetë Ceka, ka qënë shkaku i refuzimit të kreut të shtetit për të firmosur shkarkimin e kreut të ambasadës shqiptare në Romë. Burimet bëjnë të ditur se Ceka ka kërkuar vetë një gjë të tillë, me arsyetimin e hetimit dhe marrjes së vendimit nga gjyqësori grek, ndërsa ai ështe i veshur me “petkun” diplomatik. Kjo mund të zgjasë ndoshta shumë, deri vitin e ardhshëm.
Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)









