Moti i acartë/ Drejtori i mirëmbajtës në ARRSH për Report Tv: Të gjitha akset nacionale të kalueshme! ‘Fajtor’ për bllokimin e rrugëve edhe shoferët e papërgjegjshëm

TIRANË- Klodian Sava, drejtor i Mirëmbajtjes së Rrugëve në ARRSH, ka bërë me dije se aktualisht të gjitha akset nacionale janë të aksesueshme normalisht. Në një intervistë në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Sava u ndal të fliste edhe për akset ku janë hasur më tepër vështirësi si pasojë temperaturave ekstreme të motit.

“Deri në këto momente që flasim, të gjitha akset kombëtare, janë të aksesueshme normalisht, nuk kemi problematika të theksuara, rrugët janë të hapura, stafi jo vetëm kontraktorë por edhe i ARRSH është në kontakt të vazhdueshëm, por edhe në terren për të monitoruar situatën.

Problematikat janë në lartësitë e mëdha, 800 m mbi nivelin e detit, gjithsesi, kontraktorët e mirëmbajtjes dhe stafi i ARRSH është në terren dhe nuk kemi pasur bllokime te akseve, vetëm në disa momente të caktuara, kryesisht në rrugët sekondare që lidhin edhe zona më të thella", tha Sava. 

Ai vë theksin se një ndër shkaqet kryesore për bllokimin e rrugëve janë shoferët e papërgjegjshëm, të cilët nuk pajisen me goma dimërore ose zinxhir, që e bëjnë të vështirë jo vetëm udhëtimin e tyre, por edhe të mjeteve të tjera si edhe ndikojnë negativisht edhe në punën e borëpastrueseve.

“Situata është e pastër, edhe dje në momente të caktuara mund të kemi bllokime ose problematika parciale, në segmente të vogla, por duhet të kuptojmë edhe këtë pavarësisht angazhimit të madh nga kontraktorët, çdo gjë, proces pune, kërkohen kohën e saj, problematika ka qenë inseksizente në këtë aks, ekzistojnë persona që nuk e marrin seriozisht kur udhëtojnë në këto kushte atmosferike dhe udhëtojnë me goma të papërshtatshme, ose pa zinxhir, kështu nuk vështirësojnë lëvizjen e tyre, por edhe të borëpastruese, prandaj është e domosdoshme që të gjithë drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshme”, tha ai.

Nisur nga fakti që ARRSH nuk është përgjegjëse për rrugët rurale, Sava vuri theksin te bashkëpunimi i mirë me Bashkitë.

“Kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Bashkitë, dhe është bërë mbështetja e këtyre bashkive që në disa raste nuk i ka në mjete dhe kapacitetet për të përballuar këto mjetet ekstreme dhe në mjaft raste është bërë ndërhyrja nga kontraktorët”, përfundoi Sava  në Report Tv.

*Përgatiti në web gazetarja Brunilda Kazani

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë