TIRANE - Reshjet e shiut dhe të dëborës që kanë përfshirë vendin vijojnë të krijojnë probleme në disa akse. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në informacionin zyrtar të orës 16:00 paraqet situatën e kalueshmërisë në rrugët e të gjitha qarqeve.

Në Tiranë rekomandohet qarkullimi me zinxhirë ne akset e Dajtit. Në Gjirokastër, sipas ARRSH-së në Valare –Erind- Çajup të perdoren zinxhirë ne 3 km e fundit. Te behet kujdes me qarkullimin ne Qafen e Muzines ne orët e mbrëmjes. Në Korçë po vazhdojnë reshjet e dendura te dëborës ne Qarkun e Korçës.  Akset ku qarkullohet me zinxhire jane: K/Liqenas – D/Gorice; Korce – Erseke; Erseke – Carshove; Korçe – Voskopoje; Korce – Dardhe; K/Libonik – Grabove; Bilisht – Miras.
 
Aksi Elbasan-Gjinar është i bllokuar për shkak të çedimit prej më shumë se 2.5-3 m të trupit të rrugës në fshatin Shelçan. Po ashtu aksi Cërrik-Banje-Gramsh është i bllokuar për shkak të daljes së lumit Devoll. Qarku i Gjirokastrës paraqet probleme si pasojë e rrëshqitjes së gurëve, ku disa akse janë të kalueshme vetëm në njërin kah.  
 
Sipas njoftimit zyrtar të ARRSH në aksin Vlorë-Selenicë, pas largimit të ujit  nga rruga, u pa se ky segment te vendi i quajtur Bishti i Malit është dëmtuar dhe aktualisht specialistët e Drejtorisë së Rajonit Jugor Gjirokaster po bëjnë vlerësimin e situatës.     
 


Ja situata në të gjitha qarqet

Tiranë
Akset : Trau - Antene Dajt, Trau - Qafe Priske - Shengjergj dhe Qafe Priske - Qafe Molle - Bize, qarkullohen me zinxhire per shkak te pranise se ngricave ne rruge. Eshte kryer sperkatja me kripe.Rekomandohet qarkullimi me zinxhire ne akset e Dajtit. Te behet kujdes ne levizje dhe te respektohet sinjalistika.

Durrës
Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku. Te behet kujdes ne qarkullim, dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

Elbasan
Aksi Librazhd-Lunik eshte i hapur dhe qarkullohet normalisht. Ne segmentin Lunik-Stebleve vazhdojne rreshjet e bores. Po punohet per normalizimin e situates. Qarkullimi normal ne segmentin Librazhd –Q.Thane, megjithe pranine e ngricave. Eshte spërkatur gjate oreve te para te mëngjesit Aksi Elbasan – Gjinar momentalisht i bllokuar per shkak te çedimit prej me shume se 2.5-3 m te trupit te rruges ne fshatin Shelcan. Aksi Cerrik-Banje-Gramsh eshte i bllokuar per shkak te daljes se lumit Devoll. Qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh – Kaçivel – Elbasan. Ne aksin Elbasan-Cingare-Gramsh ka patur dalje dherash e guresh ne rruge. Jane marre masa per pastrimin e aksit dhe tani qarkullimi kryhet normalisht. Ne segmentin Librazhd – Lunik nuk ka probleme per qarkullimin. Segmenti Lunik – Stebleve qarkullohet me veshtiresi me zinxhire. Eshte nderprere qarkullimi ne kete pike te aksit Elbasan -Gjinar. Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje te rruges.

Berat
Ne aksin Ura e Pilzes –Corovode ka renie guresh ne zonen e shkembit te “Selanit”. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te qarkut. Te behet kujdes me qarkullimin ne akset ku ka rreshqitje, si pasoje e rreshjeve te dendura te ketyre diteve.

Vlorë
Ka rreshje bore ne Llogora 15-20 cm.Eshte punuar per pastrimin dhe kriposjen e aksit dhe qarkullimi kryhet normalisht.Aksi i Vjeter Levan-Vlore eshte i qarkullueshem.Ne aksin Vlore – Selenice, pas largimit te ujit nga rruga, u pa se ky segment te vendi i quajtur Bishti i Malit eshte demtuar.Specialistet e Drejtorise se Rajonit Jugor Gjirokaster po bejne vleresimin e situates . Te behet kujdes ne qarkullim, sidomos ne segmentet ku ka rreshqitje ose prani te ujit ne rruge.

Gjirokastër
Ka rreshje bore ne Gjirokaster.Ne aksin Gjirokaster-Tepelene ka renie guresh ne rruge ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze. Ne zonen e Rrapit te Kuqarit ne Permet ka renie guresh, rruga eshte me nje kalim. Po punohet per pastrimin e akseve ne te dy keto segmente.Ne aksin Permet – Çarshove, 2 km pa shkuar ne Petran, ka nje gerryerje te rruges nga uji. Eshte vendosur sinjalistika perkatese.Ne aksin Kufi Tepelene-Gjirokaster, ne afersi te fshatit Shtëpëz, ka ndodhur nje shkarje masive ne krahun e poshtem te rruges. Jane marre masat per vendosjen e sinjalistikes perkatese, pasi ka devijim te drejtimit te levizjes. Ju lutemi perdoruesve te rruges te respektojne sinjalistiken e vendosur.Ne Valare –Erind- Çajup te perdoren zinxhire ne 3 km e fundit.Te behet kujdes me qarkullimin ne Qafen e Muzines ne oret e mbremjes.Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje dhe prani te ujit ne rruge.Perdoruesit e rruges te zbatojne sinjalistiken e vendosur ne segmentet ku ka shkarje.

Korçë
Po vazhdojne rreshjet e dendura te debores ne Qarkun e Korces.Po punohet me pastrimet e akseve dhe kriposjen e tyre.Situata po mbahet nen monitorim per oret ne vazhdim. Te behet kujdes ne qarkullim.Per shkak te temperaturave te uleta, te gjithe akset e Korçes qarkullohen me zinxhire.Mjetet rekomandohen qe te mos levizin pa zinxhire, sepse krijojne probleme ne qarkullim, sidomos ne Qafe Plloçe dhe ne Qafe Thane.Akset ku qarkullohet me zinxhire jane: K/Liqenas – D/Gorice; Korce – Erseke; Erseke – Carshove; Korce – Voskopoje; Korce – Dardhe; K/Libonik – Grabove; Bilisht – Miras.

Kukës
Shembja ne aksin Traget – Lekbibaj, qe kane shkaktuar veshtiresi ne qarkullim.Per shkak te temperaturave te uleta ka prezence ngricash ne rruge.Jane marre masat per sperkatjen e akseve me kripe.Qarkullimi kryhet pa zinxhire . Te tregohet kujdes ne qarkullim si pasoje e ngricave dhe lageshtise ne rruge.

Dibër
Kohe e vranet dhe me temperatura te uleta. Si pasoje ka prezence ngricash ne rruge. Jane marre masat per kriposjen e akseve.Te behet kujdes , sepse ka ngrica ne rruge. Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne segmentet Qafe Dragalice – Stebleve dhe Kalaja e Dodes – Vasije. Ne Kalane e Dodes era qe fryn veshtireson qarkullimin, prandaj te behet kujdes gjate levizjes.

Shkodër
Ka renie te temperaturave ne te gjithe qarkun.Si rezultat ka prani te ngricave ne rruge. Rruget jane sperkatur te gjitha me kripe.Ne aksin Shkoder-Qafe Qele, ne Ganjolle, per shkak te rreshqitjes se dherave qarkullimi vazhdon te kryhet me nje korsi te zgjeruar.Po punohet per ta bere rrugen me dy kalime.Ne Puke ka rreshje te dobeta bore. Te gjithe akset kane kriposur si pasoje e pranise se ngricave. Te behet kujdes ne qarkullim, si pasoje e kohes me ngrica. Ne segmentin rrugor Dardhe –Miliska dhe Qafe Mali-Flet, rekomandohet perdorimi i zinxhireve.

Fier
Gjendja ne akset e Fierit eshte normale.Kthesa e Visokes ne aksin Fier- Ballsh ka renie dherash ne rruge, Te behet kujdes ne qarkullim.Te behet kujdes ne levizje, per shkak te rreshjeve dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhë
Kohe me vranesira e temperatura te uleta. Te gjithe akset jane kriposur. Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.Te gjitha akset qarkullohen normalisht.Te behet kujdes ne qarkullim, dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)