Përmbytjet nga shiu, Çako për Report Tv: Kemi prezencë të shtuar të ujit në disa zona, por situata është nën kontroll

Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako gjatë një intervistë për Report Tv ka folur për situatën e krijuar si pasojë e motit të keq në vendin tonë, duke thënë se tashmë është vënë nën kontroll.

Çako thotë se ka prezencë të shtuar të ujit në disa zona që janë produkt i reshjeve të rëna, por nuk ka dalje të lumenjëve në shumicën e rasteve.

“Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga një instsitet i konsiderueshëmn reshjesh. Kryesisht pjesa bregdetare apo kodrinore malore, e përfshirë nga disa reshje që në shumicën e rasteve kanë depozituar ujëra në zaonat fushore. Aktualisht agjencia kombëtare e mbrojetjes civile në bashkëpunim me strukturat në bashki ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar situatën e cila edhe në bazë të informacioneve të marra nga IGJEUM dhe nga struktura të tjera. Janë marrë masat e nevojshme.

Në bashkinë e Shkodrës dhe të Lezhës kemi prezencë të shtuar të ujit në disa zona që janë produkt i reshjeve të rëna lokale por nuk ka dalje të lumenjve në shumicën e rasteve, qoftë lumi Drin Vjosa Shkumbini. Ato janë nën nivelin optimal të tyre dhe janë duke u monitoruar hap pas hapi”, tha Çako.

Moti i keq gjatë ka sjellë probleme në zona të ndryshme të vendit, disa prej tyre janë Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Korçë. Në Vlorë, rrugët e portit të qytetit bregdetar janë mbushur me ujë duke sjellë problematika të mëdha në qarkullimin e mjeteve. 

Në qarkun e Elbasanit dhe të Korçës gjatë mbrëmjes ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe të Voskopojës pa pasur reshje të pakta dëbore të cilat nuk kanë krijuar probleme. Shirat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të ujërave të lumit Bistricë, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e makinëve në aksin nacional Sarandë – Gjirokastër. 

Edhe një pallat 6 katësh rrezikon të shembet në Gjirokastër si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Bëhet fjalë për pallatin në lagjen "Punëtori". Gjithsej janë 16 familje që rrezikojnë të humbasin apartamentet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 07/01/2021 22:32

    Shteti jone i ka mare masat per shiun e lejne qe te bjer

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët