Moti i keq sjell përmbytje në disa qytete, del nga shtrati lumi Bistricë! Një pallat 6 katësh rrezikon të shembet në Gjirokastër! Fryhet përroi i Zaranikës

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë disa problematika në zona të ndryshme të vendit. Në Vlorë, rrugët e portit të qytetit bregdetar janë mbushur me ujë duke sjellë problematika të mëdha në qarkullimin e mjeteve. Sipas, ndërmarrjes së shërbimeve publike stacioni pompimit ka vijuar punën me intensitet të plotë. Ndërkohë situata është zgjidhur në terren duke përdorur kanalet e ujrave të zeza.

Situata prezantohet e qetë në lumin Vjosë, ku prurjet janë normale. Puna nuk është pezulluar në portin e Vlorës, në lundrim janë edhe peshkarexhat dhe anijet e vogla. Në një zonë tjetër të vendit, Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa dhjetra hektarë tokë bujqësore. Aktualisht nuk ka banesa që rrezikohen por ka disa banesa të rrethuara nga uji në pjesën fundore të fshatit Murqinë.

Niveli i lumit është ngritur ndjeshëm si pasojë e reshjeve pa ndalim të ditëve të fundit. Punonjësit e njësisë administrative në Bubq dhe vetë administrator Agron Karai janë në vend për të monitoruar situatën dhe për t’i paraprirë ndonjë shtimi të mundshëm të prurjeve të lumit Ishëm.

Në qarkun e Elbasanit dhe të Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe të Voskopojës pa pasur reshje të pakta dëbore të cilat nuk kanë krijuar probleme ndërsa gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rurale është e mirë, teksa qarkullimi i automjeteve është normal. Si pasojë e motit të keq një pallat 6 katësh rrezikon të shembet në Gjirkastër.

Ndërkohë në aksin Elbasan – Qafë Thanë në Pishkash dhe tek Kthesa e Murrashit ka pasur rënie inertesh gjatë natës.  Shirat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të ujërave të lumit Bistricë, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e makinëve në aksin nacional Sarandë – Gjirokastër.

Janë marrë masa nga firmat kontraktuese dhe është normalizuar situata. Gjithashtu edhe në aksin rrugor Gramsh-Moglicë në vendin e quajtur Bratile ka pasur rënie të inerteve të cilat me ndërhyrjen e firmës kontraktuese janë pastruar. Ndërkohë, Durrësi dhe Saranda nuk paraqesin probleme. 

VIDEO/ Fushë Krujë

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
Moti i keq/ Fryhet përroi i Zaranikës në Elbasan, rrezikon të dalë nga shtrati (VIDEO)

Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjellë fryrjen e përroit të Zaranikës.

Deri tani nuk raportohet për ndonjë dalje nga shtrati të Përroit. Të rrezikuara janë lagjet “Dyli Haxhire” dhe “Vullnetari”, ndërkohe zaranika ka filluar të dëmtohet.

Ndërkohë kujtojmë se para disa muajsh Zaranikës iu bë një rikostruksion por duket që reshjet e shumta të shiut e kanë dëmtuar sërish.

Ora 19:27
Moti i keq/ Pallati rrezikon të shembet në Gjirokastër, 6 familje mund të humbasin shtëpitë! Banori: Në orën 1 të natës na rrëshqiti muri

Një pallat 6 katësh rrezikon të shembet në Gjirokastër si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Bëhet fjalë për pallatin në lagjen "Punëtori". Gjithsej janë 16 familje që rrezikojnë të humbasin apartamentet.

Kjo është një problematikë e mbartur prej 2 vjetësh, dhe sërish janë konstatuar gjurmët e para të rrëshkitjes së dherave. Ka qenë data 7 janar kur banorët e pallatit kanë ndjerë një goditje pas të cilës janë alarmuar. Momentalisht po qëndrojnë në brendësi të banesave dhe deri tani s’ka pasur ndërhyrje.

“Në orën 1 të natës na rrëshqiti muri. Dolën të tërë, ishim në gjumë. Ndihmi të rrezikuar. Sot bëhet 3 vite nga goditja e parë. Ata e ngritën, po është dorë e zotit. Jo tani sështë bërë asnjë ndërhyrje. Kërkojmë të shkojmë në një vend dhe të flemë gjumë tani jam vetë i katërti”, tha një banor.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë disa problematika në zona të ndryshme të vendit. Në Vlorë, rrugët e portit të qytetit bregdetar janë mbushur me ujë duke sjellë problematika të mëdha në qarkullimin e mjeteve. 

Në qarkun e Elbasanit dhe të Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe të Voskopojës pa pasur reshje të pakta dëbore të cilat nuk kanë krijuar probleme. Shirat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të ujërave të lumit Bistricë, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e makinëve në aksin nacional Sarandë–Gjirokastër.

1610046185_pallati.jpg

Ora 19:06
Shiu i dendur, një pallat 6 katësh rrezikon të shembet në Gjirokastër (VIDEO)

Si pasojë e motit të keq një pallat 6 katësh rrezikon të shembet në Gjirokastër.

Bëhet fjalë për pallatin në lagjen "Punëtori".

1610042784_shembjapalalti.jpg

Ora 17:41
Shirat e dendur/ Bien dherat në aksin Gjirokastër-Sarandë! Qarkullimi i bllokuar për 2 orë (VIDEO)

Shirat e shumtë kanë shkaktuar vërshimit e dherave në rrugë në aksin Gjirokastër-Sarandë në Bistricë.

Qarkullimi i mjeteve është bllokuar për rreth 2 orë deri në heqjen e tyre nga firma e mirëmbajtjes së rrugës.

Ora 17:30
Moti i keq/ Nënprefekti dhe nënkryetarja e Delvinës: Jemi në ndjekje të situatës! Është ngritur shtabi i emergjencave për çdo problematikë (VIDEO)

Moti i keq ka krijuar probleme në disa qarqe në vend, përfshirë edhe në Sarandë.

Nënprefekti i Delvinës Agron Kohila ka deklaruar se janë nën ndjekje të situatës për ta mbajtur nën kontroll.

“Deri më tani është një situatë në kontroll. Ajo monitorohet edhe në qendrën administrative të verboit edhe në rrugën nacionale, e cila pësoi njëfrë rrëshqitje. Me ndërhyrjen e emergjencave dhe të firmës që përgjigjet për mirëmbajtjen e saj situata është riparuar dhe vazhdon qarkullimi.

Te ura e kranesë që është edhe një kryqëzim që lidh Konispolin me disa fshatra të tjera kishte përmbytje por për momentin situata është në kontroll. Në fshatin kalasë prej ditësh ka patur një problem  te një iurë lidhëse e cila me masat  e marra nga emergjencat deri në momentet që ne kemo kontaktuar nuk ka asnjë problem për kalimin e mjeteve”, tha Kohila.

Edhe nënkryetarja e Bashkisë Delvinës Brunilda Meleqi ka thënë se është ngritur shtabi i emergjencave për cdo problematikë që mund të shkaktohet nga reshjet.

“Ditët e sotme ka ardhur një njoftim nga emergjencat kombëtare dhe civile  për situatën e cila do të jetë e rënduar për shkak të reshjeve ne si bashki çdo sektor i emergjencave dhe policia bashkiake kanë marrë udhëzimin që të bëjnë monitorim të situatës. Është çekuar situata, nëmomentin që do ketë rëndim do njpftojnë shtabine e emergjencave. Deri tani skemi asnjë emergjencë dhe rrezikim të urës. Edhe banorët pranë fshatit van janë njpoftuar që të eleminojnë lëvizjet e panevojshme përgjatë urës”, thotë Meleqi.

Ora 17:21
VIDEOLAJM/ Orteku i dëborës nxjerr nga rruga makinën në Vermosh-Malësi e Madhe, nuk ka viktima

Moti i keq për pak ka shkaktuar një tragjedi në aksin rrugor Vermosh-malësi e Madhe. Orteku i dëborës ka goditur një makinë në lëvizje dhe e ka nxjerrë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur para një ore. Fatmirësisht nuk ka viktima.

Ora 16:48
Reshjet në vend kanë shkaktuar situata problematike në disa akse rrugore në vend, ARRSH: I zhbllokuam (FOTO)

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi bën me dije se si pasojë e shirave të dendura ka pasur rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës në segmentin Ura e Kranesë-Syri i Kaltër, ku u puna me mjete e punëtorë dhe rruga tashmë është e hapur.

Në segmentin rrugor Elbasan-Qafë Thanë ka pasur rënie materialesh dhe prurje aluvionesh në trupin e rrugës, është punuar me grupet e punës dhe makineri, nuk probleme me qarkullimin. Po ashtu edhe në Berat-Çorovodë

Ora 16:47
Thethi bllokohet nga dëbora, banorët apel shtetit: Ndërhyni të lironi rrugën, një problematikë që vijon prej vitesh (VIDEO)

Reshjet e dendura të dëborës në zonë veri të vendit kanë bërë që zona e Thethit të bllokohet dhe të mos ketë mundësi kalimin në të vetmet rrugë që ka. Banorët kanë bërë apel institucioneve dhe shteti që të vijnë të zhbllokojnë rrugën dhe njerëzit të lëvizin dhe të kryejnë punët e tyre të përditshme.

Një banor i zonës shprehet se kjo zonë ngelet e izoluar nga reshjet e borës një problematike që vijon prej vitesh dhe nuk gjen zgjidhje.

 "Ka 20 vite që nuk vjen kush të marrë masa për Thethin a thua ne nuk jemi njerëz dhe nuk ekzistojmë. Nuk di ç'të them, një zonë turistikë të jetë në këtë gjendje katastrofe për rrugën, një problematikë që vijon prej vitesh. Ne nuk po kërkojmë ndihma, por lironi rrugën, edhe pse ka familje plot pa bukë, pa energji dhe të bllokuar për shkak të rrugës dhe borës. Ju lutem të merren masa. Ka 20 vite që nuk merren masa sikur ne nuk ekzistojmë. Kemi nevojë se jemi zonë turistike. Është një diçka që s’di të flasim. Ndoshta ka dhe fukarenjtë të bllokuar. Ka që në kohën e Enverit. Vetëm ky aks. Aman po bëjmë thirrje. Na plasi zemra duke bërë thirrje prej 30 vitesh. Aman merrni masa. Edhe naftën do mundohemi vetë. Mund ta hapim vetë. Vetëm na siguroni makinën. E bëjmë vetë aman. Po i bëjmë apel shtetit” ka thënë një banor i zonës. 

Ora 15:47
Moti me shi, del nga shtrati lumi Bistricë! Vështirësi në lëvizjen e makinave në aksin Sarandë–Gjirokastër

1610030909_9090909090.jpg

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë disa problematika në zona të ndryshme, përfshirë edhe Sarandën.

Shirat e rënë sot kanë shkaktuar daljen nga shtrati të ujërave të lumit Bistricë, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e makinave në aksin nacional Sarandë – Gjirokastër.

Ora 10:46
Reshje shiu dhe dëbore në Kukës e Valbonë! Nuk paraqitet probleme në qarkullimin rrugor

 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, qyteti i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu e bore mbi lartësinë 800 metra.

Rrugët nacionale janë të qarkullushme normalisht në të gjithë Qarkun Kukës. Nga firmat kontraktore që kanë në performance këto rrugë po punohet për mbajtjen në gatishmëri të tyre, si rezultat i rënjes së inerteve në disa segmente të rrugëve.

Nga raportimet e përgjegjësve të emergjencave civile të bashkive të Qarkut Kukës situata e rrugëve rurale është e mirë. Sipas emergjencave civile të prefekturës  Kukës, furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun, përveç Njësisë Administrative Fajza të Bashkisë Has ku po punohet për riparimin e difektit nga OSHEE njësia Has.

Ndërkohë, situata hidrike në kaskadën e Drinit ka një përmirësim të dukshëm në këtë fillim viti. Reshjet e ditëve të fundit por edhe të orëve të fundit kanë ndikuar në shtimin e prurjeve dhe rritjen e kuotës së liqenit e cila aktualisht ndodhet në 275 metra ndërsa prurjet 240 metër kub ujë në sekondë.

Në hidrocentralin e Fierzës po punohet me 3 turbina. Por,niveli aktual i Fierzës është ende larg nivelit maksimal të saj, një gjë e pazakontë për këtë stinë

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/01/2021 00:50

    Nuk do ishte keq qe pronaret e bujtinave ne Theth dhe te tjeret banore te zones,sipas mundesise te benin nje fushate mbledhje fondesh dhe te blini nje ose dy makina per te hapur boren dhe t'i mbanin vete aty e te perdoreshin nga komuniteti I zones.Sa per pallatin ne Gjirokaster ,mos eshte I njejti per te cilin kemi degjuar te flitet dhe kohe me pare?Ne se eshte I njejti,cuditem qe njerezit,akoma banojne aty!

    Përgjigju
  • Askushi: 07/01/2021 19:24

    Bravo Beno...fiks fare

    Përgjigju
  • BENI: 07/01/2021 17:31

    MBANI PASTER RRUGET ,,MOS HIDHNI LETRA DHE SHISHE PLASTIKE NE RRUGE ,,,,sepse te gjitha ato shkojne ne puseta dhe ato bllokohen dhe keshtu kemi permbytje,,,o komb muti...

    Përgjigju
  • Besimi: 07/01/2021 17:25

    C'FARE bore eshte ajo 10 cm,,duhet te bjere 4-5 m bore qe te mbushen hidrocentralet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova! Falsifikoi diplomën, mohoi edhe bashkëjetuesen

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova! Falsifikoi diplomën, mohoi edhe bashkëjetuesen