Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nuk presim përmbytje të mëdha, problem zona e Obotit në Shkodër! Të gjitha strukturat në gatishmëri

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, ndërsa në orët në vijim, sipas sinoptikanëve pritet shtim i intensitetit të reshjeve të shiut. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha në një deklaratë për mediat nga Korça se nuk ka vend për panik, teksa theksoi se nuk priten përmbytje të mëdha.

Sipas Peleshit problem mbetet zona e Obotit në Shkodër, e goditur shumë herë nga përmbytje të mëdha. Ministri deklaroi se janë marrë masa dhe se strukturat shtetërore janë në gatishmëri.

"Në pjesën juglindore, kemi Vjosën, është lum i egër. Në raste të reshjeve të mëdha rrezikon që të dalë nga shtrati.  Kemi nivele me rezervë në kaskadën e Drinit, liqeni i Fierzës ka rezerva mban edhe për disa ditë reshje, nuk do të kemi përmbytje të shtuara. Në pjesën jugperëndimore, në lumin e Vjosës, mund të kemi dalje në rast se do të jetë i lartë intensiteti i reshjeve. Të gjitha strukturat janë në gatishmëri. Forcat e Armatosura janë gjithnjë si vlerë e shtuar dhe forca më e madhe në përballimin e emergjencave. Nuk presim përmbytje të mëdha, por në veri kemi zona depresive si zona e Obotit që me apo shkarkim liqenesh është zona e parë që rrezikon përmbytjen. Do të ketë reshje dëbore", tha Peleshi.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, Instituti i Gjeoshkencës paralajmëroi për reshje intensive, vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash. Në qarqet  Lezhë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në ditët e fundit të nëntorit, moti i keq solli jo pak probleme në vend ku lumenjtë Vjosa dhe Shkumbini dolën nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa zona Vlorë dhe Elbasan. Po ashtu probleme pati edhe në Bashkinë e Gjirokastrës, ku dalja nga shtrati i përroit të Lënxës në fshatin Lazarat, krijoi probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:14
Moti i keq, Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve: Priten stuhi të forta, shmangni lëvizjet e panevojshme

Foto ilustruese

Bashkia e Vlorës i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, duke paralajmëruar se stuhi të forta pritet të godasin qytetin bregdetar.

"Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të keq prej pasdites së sotme, 5 Dhjetor dhe deri më 7 Dhjetor! Reshjet e shiut do të intensifikohen prej orës 18.00 e në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi të forta. Për këtë arsye do t'ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike nga përmbytjet si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente  kontaktoni në "Facebook" me Ujësjellës Kanalizime Vlorë. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!", thuhet në postimin e Bashkisë.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 06/12/2021 02:35

    Faleminderit z. Minister i Mbrojtjes. Angazhimi juaj deshmon cilesi me teper individuale se sa te pozites qe mbani. Ne fakt ne raste te tilla pra emergjenave organ kompetent eshte Ministria e Brendshme dhe ajo e quajture mbrojtje civile. Kuptohet njera eshte ne atobus dhe tjetra mish e raki.

    Përgjigju
  • Dori: 05/12/2021 19:47

    Shikoni o njerez ne OBOT SESAME TE MARRE JEMI NE SHQIPTARET.....I BENE SHTEPITE NE FUSHE TE PUNUESHME..KUR 500 M ME LARG KEMI KODRAT..QE PO TI BEMIN SHTEPITE ATY...NUK DO KISHIM DEME...DHE TOKA DO SHFRYTEZOHEJ PER MBJEDHJE...HiPNI NE KODRA O DERRA...KETA VERI ORET VESHTIRE SE HANE PYKE. ?,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon

Gjermani/ U legalizua në fillim të Prillit, gjoba të larta për përdorimin e kanabisit në timon