Moti i keq 'mbërthen' Shqipërinë! Vjosa e Shkumbini dalin nga shtrati dhe shkaktojnë përmbytje! Ministria e Mbrojtjes: Ja qarqet më problematike

Moti i keq ka shkaktuar problematika nga jugu në veri të vendit. Lumi Vjosa dhe Shkumbini kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytjet e para në disa zona. Lidhur me situatën ka reaguar zyrtarisht edhe Ministria e Mbrojtjes e cila shprehet se është në gatishmëri ndërsa i bën thirrje banorëve të zonave ku ka probleme që të bëjnë kujdes.

Më konkretisht reshjet e dendura të shiut kanë bërë që prurjet në lumin Vjosa të jenë të mëdha duke bërë që në disa pika të ketë edhe dalje nga shtrati, duke përmbytur tregun e gjësë së gjallë në Novoselë. Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha se situata tashmë është qetësuar dhe sipas parashikimeve të paktën edhe për 12 orët e ardhshme nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

“Ka patur intensitet të lartë reshjes, por situata është e qetë deri tani. Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar për të paktën 12 orët e ardhshme. Na favorizon mungesa e reshjeve gjatë këtyre 12 orëve por edhe niveli i Vjosës në Përmet është në rënie. Vetëm në Mifol, situata prej tre orësh është në të njëjtin nivel, 6,36. Edhe nga kjo prognozë jemi të bindur se s'do kemi situatë të shqetësuar. Na ndihmon diga mbrojtëse që na garanton të mos kemi situatë përmbytje. Pika kritike që mund të kemi rrezikshmëri gjatë periudhave të mëparshme ka qenë 7.3 por me investimin që kemi tani do shohim si do sillen prurjet. Shpresojmë mos të kemi asnjë lloj shqetësimi.-tha ai.

Ndërsa lumi Shkumbin doli nga shtrati duke përmbytur 1 ha tokë bujqësore në Elbasan.

Moti i keq përgjatë natës ka krijuar probleme edhe në Bashkinë e Gjirokastrës. Konkretisht gjatë natës ka dalë nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat, duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati.

Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rëna nga lartësitë si pasojë e shirave, kanë krijuar bllokimin e rrugës. Momentalisht banorët e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit si rrjedhojë e kësaj situate.

Ndërkohë pa energji elektrike kanë mbetur disa fshatra të Njësive Administrative Cepo, Picar dhe Lazarat në Gjirokastër. Si dhe një në fshatrat e Njësisë Administrative Lopës, Luftinjë e Buz në Tepelene e Memaliaj, si dhe fshatrat në Sukë, e Frasër në Përmet.

Moti i keq ka përfshirë edhe zonën e Lezhës ku ka pasur reshje të dendura breshëri. Në Kukës kanë nisur reshjet e para të borës, ndësa ka pasur edhe shembje gurësh.

Ja si paraqitet konkretisht situata në disa qarqe

Qarku Tiranë
Prezencë uji ka pasur edhe në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë, ku janë rrezikuar disa banesa, ndërsa edhe rrugët e Don Boskos janë bllokuar nga uji duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Në vendin e quajtur Ura e Maqedonasit, bashkia Rrogozhinë, Lumi Shkumbin ka rritje të prurjeve dhe lumi ka filluar të dalë nga shtrati. Në vendngjarje kanë shkuar përfaqësues të bashkisë Rrogozhinë si dhe Prefekti i qarkut Tiranë, Afrim Qëndro. Situata po mbahet në monitorim.

Qarku Shkodër
Në Shkodër ka patur reshje shiu me intensitet mesatar. Në aksin rrugor Tamarë- Qafa e Bërdalecit ka pasur rënie gurësh dhe inerte.

Qarku Durrës
Në Qarkun e Durrësit si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë ka një fryrje të lumit Erzen në zonën e Sukthit. Situata po monitorohet nga Prefekti i qarkut Durrës.

Qarku Dibër
Sakaq në Qarkun e Dibrës, në fshatin Vinjoll, njësia administrative Lis, është dëmtuar Ura e Kaçes, e cila është rrëmbyer nga prurjet e zallit dhe është bërë e pakalueshme. Rreth 10 familje janë të izoluara dhe nuk komunikojnë dot me qendrën e fshatit dhe as me qendrën e njësisë administrative.

Qarku Elbasan
Në Qarkun e Elbasanit si pasojë e reshjeve që vazhdojnë dhe e prurjeve të mëdha të ujit ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan, ku janë nën ujë gati 1 ha toka bujqësore. Në aksin rrugor Librazhd-Zgosht ka pasur rënie të gurëve në trupin e rrugës. Nga qarqet e tjera të vendit nuk janë raportuar probleme për shkak të kushteve të motit.

"Të gjitha strukturat, qoftë të pushtetit vendor, ashtu dhe ato qendrore u bëjnë thirrje banorëve të zonave ku janë shfaqur probleme, të bëjnë kujdes dhe garantojnë se janë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për t'u ardhur në ndihmë në çdo rast të nevojshëm."-shprehet Ministria e Mbrojtjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:56
Qafë Thana nën petkun e dëborës, nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve

Qafë Thana është përfshirë gjithashtu nga reshjet e dëborës. Uljet e temperaturave në zonë kanë sjellë 'flokët' e para të dëborës. Mjetet borëpastruese janë vënë në dispozicion në terren në mënyrë që të bëhet pastrimi dhe hedhja e kripës ne zonat e konsideruara si më problematike. Për drejtuesit e mjeteve apelohet të tregohen te kujdesshëm në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Ora 22:09
Prefekti i Qarkut Tiranë: Situata në kryeqytet në normalitet të plotë dhe pa asnjë problem

1638217841_1638205517Sequence0300004117Still039.jpg

Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë njofton se situata në kryeqytet në normalitet të plotë dhe pa asnjë problem, si edhe së bashku me strukturat e Mbrojtjes Civile dhe drejtoritë operacionale që veprojnë në raste emergjente, po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën në të gjithë territorin. 

Njoftimi i plotë
Gjatë ditës së sotme, datë 29.11. 2021, në teritorin e Qarkut Tiranë ka pasur shira të vazhdueshëm, ku herë herë kanë qenë me intesnitet të lartë. Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, në bashkërendim me gjith strukturat e Mbrojtjes Civile të 5 Bashkive  dhe drejtorit operacionale që veprojnë në raste emergjente, ka monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën në të gjithë teritorin. 

Si rezultat
Deri në këto momente, gjendja në të gjithë qarkun është në normalitet të plotë: 

-    Nuk ka pasur as një problematikë në gjithë infrastrukturën rrugore si për raste rrëshqitjesh dherash ashtu dhe për raste grumbullime ujrash.

-    Situata e Energjisë  Elektrike në gjitha zonat ka qenë pa as një problem.

-    Probleme me ujin e pijshëm nuk ka pasur. 

-    Problematika në komunitet nuk ka pasur 

Pra situata në gjith teritorin e Bashkisë Tiranë me gjithë shirat e vazhdueshëm të rëna gjatë gjith ditës, ka qenë në normalitet të plotë, pa as një problem  Institucioni i Prefektit së bashku me strukturat përgjegjëse të 5 Bashkive,  vijon monitorimin në gjithë teritorin për të bërë të mundur vazhdimësinë e normalitetit në gjithë treguesët  pamvarësisht kushteve të përkeqësuara të motit.

Ju Faleminderit.

Ora 21:29
Situata nga reshjet në vend, zv.kryeministri thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet jo të domosdoshme

1638217841_1638205517Sequence0300004117Still039.jpg

Për shkak të situatës që është krijuar në vend nga moti i keq, zv.kryeminsitria Arben Ahmetaj iu bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet që nuk janë të domosdoshme.

“Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës”, shkruan ai.

Ora 20:32
Situata e reshjeve të shiut, ministrja e Bujqësisë: Hidrovoret në kuota pothuajse normale, jemi në gatishmëri të plotë

1638216022_reshjetshqiperi587x330.jpg

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut në vendin tonë dhe ka bërë me dije se Drejtoritë e Ujitjes dhe të Kullimit janë me vëmendje të veçantë dhe në ndjekje të kësaj situate të shkaktuar nga prurjet e larta dhe vijimi i reshjeve të shiut në disa zona të vendit 

Krifca njofton se aktualisht kemi rritje të niveleve të ujit në lumin Shkumbin dhe lumin Vjosa, por pa arritur deri më tani në nivele qe krijojne permbytje

“Të gjithë hidrovoret janë në gatishmëri të plotë dhe nivelet e ujit në këto hidrovore janë në kuota pothuajse normale për momentin. Strukturat janë në gatishmëri të plotë.”, shprehet Krifca në reagimin e saj.

Ora 19:54
Reshjet e dendura të shiut, Prefekti i Qarkut Vlorë: Niveli i Vjosës në rënie, situata e qetë! Për 12 orët e ardhshme s'kemi pse shqetësohemi

 

Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha se situata deri në këto momente është e qetë dhe sipas parashikimeve të paktën edhe për 12 orët e ardhshme nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

“Ka patur intensitet të lartë reshjes, por situata është e qetë deri tani. Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar për të paktën 12 orët e ardhshme. Na favorizon mungesa e reshjeve gjatë këtyre 12 orëve por edhe niveli i Vjosës në Përmet është në rënie. është në 3.5 metra në këto momente. Vetëm në Mifol, situata prej tre orësh është në të njëjtin nivel, 6,36 cm. Edhe nga kjo prognozë jemi të bindur se s'do kemi situatë të shqetësuar. Na ndihmon diga mbrojtëse që na garanton të mos kemi situatë përmbytje. Pika kritike që mund të kemi rrezikshmëri gjatë periudhave të mëparshme ka qenë 7.3 por me investimin që kemi tani do shohim si do sillen prurjet. Shpresojmë mos të kemi asnjë lloj shqetësimi.-tha ai.

Ora 18:11
Shkumbini del nga shtrati, përmbytet 1 ha tokë në Elbasan

 

Në Elbasan njoftohet se si pasojë e reshjeve që vazhdojnë dhe e prurjeve të mëdha të ujit ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan, bashkia Elbasan, ku janë nën ujë gati 1 ha toka bujqësore. Në aksin rrugor Librazhd-Zgosht ka pasur rënie të gurëve në trupin e rrugës.

Ora 18:07
Moti i keq, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja si paraqitet situata në disa qarqe

1638205846_permbytje.jpg

Ministria e Mbrojtjes njofton se nga të dhënat e raportuara nga emergjencat civile,  reshjet e shumta të shiut kanë sjellë problematika në disa zona të vendit. Si rezultat i reshjeve të shiut

Situata e krijuar nga moti i keq në vendin tonë ka pasur prezencë uji në rrugën ‘5 Maji’, ku janë rrezikuar disa banesa.

Në vendin e quajtur Ura e Maqedonasit, bashkia Rrogozhinë, Lumi Shkumbin ka rritje të prurjeve dhe lumi ka filluar të dalë nga shtrati. Në vendngjarje kanë shkuar përfaqësues të bashkisë Rrogozhinë si dhe Prefekti i qarkut Tiranë, Afrim Qëndro. Situata po mbahet në monitorim.

Në Shkodër ka patur reshje shiu me intensitet mesatar. Në aksin rrugor Tamarë- Qafa e Bërdalecit ka pasur rënie gurësh dhe inerte.

Në Qarkun e Durrësit si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë ka një fryrje të lumit Erzen në zonën e Sukthit. Situata po monitorohet nga Prefekti i qarkut Durrës.

Sakaq në Qarkun e Dibrës, në fshatin Vinjoll, njësia administrative Lis, është dëmtuar Ura e Kaçes, e cila është rrëmbyer nga prurjet e zallit dhe është bërë e pakalueshme. Rreth 10 familje janë të izoluara dhe nuk komunikojnë dot me qendrën e fshatit dhe as me qendrën e njësisë administrative.

Në Qarkun e Elbasanit si pasojë e reshjeve që vazhdojnë dhe e prurjeve të mëdha të ujit ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës në njësinë administrative Shushicë dhe dalje të lumit Shkumbin në Malasej, njësia administrative Gjergjan, ku janë nën ujë gati 1 ha toka bujqësore.

Në aksin rrugor Librazhd-Zgosht ka pasur rënie të gurëve në trupin e rrugës. Nga qarqet e tjera të vendit nuk janë raportuar probleme për shkak të kushteve të motit.

Të gjitha strukturat, qoftë të pushtetit vendor, ashtu dhe ato qendrore u bëjnë thirrje banorëve të zonave ku janë shfaqur probleme, të bëjnë kujdes dhe garantojnë se janë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për t'u ardhur në ndihmë në çdo rast të nevojshëm.

Ora 17:49
Mazhoranca paralajmëron përmbytje në zonën e Divjakës

Mazhoranca ka paralajmëruar qytetarët në brigjet e Shkumbinit, që të largojnë bagëtitë apo mjete bujqësore përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit për shkak të rrezikut për përmbytje.

"Papër, Elbasan, Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve, në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit", shkruan kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

 

Ora 17:48
Reshjet e dendura të shiut bllokojnë rrugët e Don Boskos

 

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve edhe në Tiranë. Report Tv ka siguruar pamje nga zona e Don Boskos, ndërsa duket se rrugët janë bllokuar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin. Situata ka shkaktuar edhe trafik të rënduar.

Ora 17:20
Mot i keq në Lezhë, rrugët e trotuaret mbulohen nga breshëri

 

Moti i keq që ka përfshirë zonën e Lezhës ka sjell reshje të dendura breshëri. Report Tv sjell pamje nga Lezha ku duket sesi rrugët janë mbuluar nga breshëri.
 

Ora 16:35
Reshjet e dendura të shiut, Vjosa del nga shtrati, tregu i gjësë së gjallë në ujë

 

Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që niveli i 'Vjosës' të rritet. Burime për Report Tv bëjnë me dije se lumi ka devijuar rrjedhën norale në afërsi të Urës së Mifolitduke sjellë përmbytje në pjesën e tregut të gjësë së gjallë.
 

Ora 15:28
VIDEO/ Përmbytet nënkalimi në Fushë-Mamurras, mjetet qarkullojnë me vështirësi! Situata përsëritet sa herë ka reshje, shkak bllokimi i zgarave të kullimit

Reshjet e dendura të shiut, kanë sjellë probleme pranë nënkalimit të autostradës në Fushë-Mamurras të Kurbinit. Siç shihet në pamjet që sjell Report Tv ujërat e shiut kanë përmbytur pjesën e nënkalimit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje të dendura shiu dhe shkak mbetet bllokimi i zgarave të kullimit të ujërave dhe asnjë masë nuk është marrë për t’i dhënë zgjidhje problematikës.

Niveli i ujit arrin në kuota të larta duke bllokuar terësisht kalimin ndërsa drejtuesit e automjeteve detyrohen te zgjedhin rrugë alternative për të lëvizur.

Ora 12:29
VIDEO/ Erdhi dimri, Lëpusha zgjohet nën petkun e dëborës

 

Ditën e sotme, Lëpusha është zgjuar nën pushtetin e dëborës. Pamjet vijnë nga zona e Kelmendit ku trashësia e borës ka arritur më shumë se 15 cm .

Prej dy ditësh Lëpusha nuk ka patur energji elektrike si shkak i kushteve atmosferike dhe rrjetit tejet të amortizuar. Vetëm ditën e sotme është rikthyer energjia elektrike ndërsa nuk paraqiten problematike sa i takon qarkullimit të automjeteve.

Ora 09:12
Në Kukës nisin reshjet e para të dëborës, rënie gurësh në disa segmente rrugore, nuk ka probleme me qarkullimin

 

Në Kukës kanë nisur reshjet e para të borës. Dëbora ka nisur zonat e thella malore si Novosej, Shishtaveci, Borje e Topojani, ku temperaturat janë ulur ndjeshëm duke sjellë dimrin. Në këto zona si Shishtaveci, bora ka zbardhur të gjithë territorin. Nuk raportohen problematika apo ndërprerjeve të energjisë elektrike. Dëborë ka rënë edhe në malin e Gjallicës dhe pritet që në ditët në vijim të zbres edhe zonat e ulëta poshtë saj. Ndërkaq, qyteti i Kukësit  në 24 orët e fundit është përfshi nga moti i keq me reshje shiu të dendura po pa sjellë problematika.

Situata në Qarkun Kukës sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës është i gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar. Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se: Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Ka pasur rënie inertesh në disa segmente rruge, por është bërë e mundur pastrimi i tyre pa penguar qarkullimin. Nga informacioni marrë nga Përgjegjësit e EC-së së bashkive Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klysht e sorosit: 29/11/2021 19:38

    I mbushi magazinat me leket e shqiptareve rama dhe proatitutat e tij duke blere energji sa dhjetefishi i cmimit normal,.. prandaj duhej bere me urgjence qe te mos vinin reshjet. tani le te bjere shi dhe te prodhoje energji fierza dhe komani qe ta shese dhjetefish me lire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik