Reagon ministria e Transportit ka bërë publike akset më problematike të cilat janë shkaktuar nga rreshjet e shiut gjatë dy ditëve të fundit.

Në një deklaratë për mediat Autoritetit Rrugor Shqiptar njofton se akset më problematike janë të prekura nga rrëshqitjet e dherave.

Ja akset më problematike gjatë 12 orëve të fundit:
Ibë- ka rrëshqitje dherash por situata është e kalueshme.
Aksi Elbasan – Peqin, km 60-63 Derven, ka rënie guresh po punohet per zhbllokimin e tyre. Po në këtë aks, km 86, në Papër, ka dalje dherash në rrugë. Po punohet për normalizimin e situatës.
Aksi Elbasan – Gramsh, segmenti Shirgjan – Cingare, ka shembje dherash, segmenti është i qarkullueshëm.
Segmenti Banje – Drizë, i bllokuar për shkak të rritjes se nivelit të liqenit të Banjës. Qarkullimi bëhet nga segmenti tjetër.
Segmenti Gramsh – Kodovjat, në vendin e quajtur Mashan, ka rrëshkitje dherash. Rruga është me një kalim. Po punohet për normalizimin e situates.
Në aksin Vlore – Orikum: Në km - 3 ne km - 4, dhe në km - 6 si rezultat i reshjeve te vazhdueshme dhe shume intensive ka patur rreshqitje dhe shkeputje te masiveve te dheut që ndodhen gjatë shpateve të rrugës dhe mbi shpatet e rruges. Rrugës është e bllokuar dhe po punohet për normalizimin e situatës.
Në aksin rrugor Këlcyrë – Ballaban: Ne km 12,2 deri ne km 15. Në këtë segment rrugor si rezultat i rëshkitjeve të dheut janë shkaktuar dëmtime shumë të mëdha në elementet funksionale të rruges ne trup të rrugës në bankina ,në tombino në ura, deformime në shtresat rrugore, geryerje në të gjithë gjatesinë e këtij segmenti etj. Me problematike është gjëndja ne km 13.9 ku si rezultat i gërryerjes së trupit të rrugës njëri krah i rrugës është jashtë funksionit.
Në aksin Korçë – Erseke: Në km 41 – 42 ka pasur probleme me rrëshqitje dheu dhe për pasojë rruga është e kalueshme vetëm me një korsi. Eshte punuar vazhdimisht me mjete te renda dhe aktualisht rruga eshte e kalueshme me nje kalim.
Ne aksin Skurraj – Burrel dhe Burrel – Qafe Bualli: Ka patur rënie gurësh në rrugë, të cilët kanë krijuar probleme në qarkullim. Inspektoret dhe firmat ish kontraktore, po punojnë për normalizimin e situatës.

Autoritetit Rrugor Shqiptar në përfundim i bën thirrje drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në akset e latrpërmendura duke respektuar të gjithë sinjalistikën.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)