TIRANE – 100 forca ushtarake ka vënë Ministria e Mbrojtjes në dispozicion të përballimit të çdo situate që lidhet me reshjet dhe problematikën e tyre. Këto forca do të ndihmojnë evakuimin e banorëve në Tiranë e në të gjithë vendin.

"Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i FA në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me pushtetin lokal po ndjekin situatën e krijuar si rezultat i reshjeve të rëna gjatë orëve të fundit në vendin tonë dhe problematikën e krijuar prej tyre. Forcat ushtarake, me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe autoriteteve lokale, janë angazhuar për evakuimin e banorëve të përmbytur dhe riparimin e argjinaturave e zhbllokimin e kanaleve në fshatin Pllanë ( Lezhe), njësia administrative Fushë Kuqe (Bashkia Lac), njësia administrative Paskuqan, Zona Babrru (Qarku Tiranë).

Gjithsej janë angazhuar rreth 100 forca, gomone, mjete transporti dhe eskavator. Ministria e Mbrojtjes, nëpërmjet Qendrës së Bashkuar Operacionale është në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile dhe forcat ushtarake në terren"
-njofton Ministria.

mm forcat ushtarake

mm forcat ushtarake

mm forcat ushtarake

mm forcat ushtarake

mm forcat ushtarake
 Foto të tjera..

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)