Të paktën 43 persona janë vrarë gjatë pesë ditëve të kaluara nga stuhitë e rënda në të gjithë zonat jugore dhe perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Përmbytjet, tornadot dhe tani dëbora kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe biznese si dhe kanë bllokuar rrugët.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar paralajmërime për uragane në Texas, Arkansas, Luiziana, Oklahoma dhe Misisipi. Guvernatorët e Missourit, Oklahomas, dhe New Mexicos kanë deklaruar gjendjen e emergjencës.
Në Illinois, tre të rritur dhe dy fëmijë u morrën nga rryma e ujit ndërsa ishin në makinë. Në Teksas, të paktën 11 vetë u vranë nga tornadot e fuqishme. Erërat e forta kanë shpërndarë makinat e coptuara dhe mbeturinat e tjera.
Moti i keq detyroi anullimin e rreth 1,500 fluturime të dielën. Rreth gjysma e fluturimeve të anuluara ishin në Dallas, një qendër e madhe e fluturimit në SHBA. Ndërkohë për ditët në vijim parashikimi është i zymtë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com