13 viktima nga moti i keq në Itali, ja çfarë parashikojnë meterologët

13 viktima nga moti i keq në Itali, ja çfarë parashikojnë meterologët

Pema e rrëzuar mbi makinë

ITALI- Ka shkuar në 13 numri i personave që kanë humbur jetën në nga moti i keq që ka pushtuar Italinë.

Dy persona mbetën të vrarë pasi një pemë u rrëzua mbi makinën e tyre në zonën e Lillianes në luginën Gressoney.

Një motorist u lëndua për vdekje pasi për shkak të shikueshmërisë së ulët u përplas me disa pemë të rrëzuara nga era në një cep të rrugës, ndërsa një 85-vjeçar, u gjet mes trungjeve të pemëve në një lumë, ku edhe dyshohet se ishte rrëzuar për shkak të erës së fortë.

Autoritetet e Mbrojtjes Civile e kanë cilësuar si një zonë shumë të rrezikshme atë të Venecias, ndërsa rrezikshmëri të lartë paraqesin edhe zonat e Lazios, Ligurias dhe Siçilisë.

Sipas meterologëve, moti i keq parashikohet të vazhdojë deri të premten, ndërsa në fundjavë, edhe pse me diell shirat nuk do të pushojnë. Por me kalimin e ditëve, temperaturat do të rriten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës