Një aksident masiv ka ndodhur në autostradën A32 Torino-Bardonecchia për shkak të rrugës së ngrirë dhe kushteve atmosferike. Në aksident janë përfshirë 20 automjete dhe raportohet për disa persona të plagosur e 2 persona të vdekur.
20 të plagosurit u transferuan në spitalet e Rivoli dhe Susa. Dy nga të plagosurit më rëndë u transportuan menjëherë në CTO të Torinos, raportojnë mediat italiane.
Për momentin autostrada A32 është mbyllur në drejtim të Bardonecchia.
Imazhet e para të shpërndara në rrjete sociale tregojnë panik dhe frikë. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen tashmë në vendngjarje.