Policia e Shtetit ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike që pritet të prekin vendin nga mesdita e së premtes deri në paraditen e së shtunës.

Autoritetet u kërkojnë drejtuesve të mjeteve të vogla lundruese dhe mjeteve të peshkimit të shmangin daljet në det jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, si edhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë. Njëkohësisht,

Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, distancën e sigurisë dhe të shmangin manovrat e rrezikshme, ndërsa këmbësorët këshillohen të jenë të vëmendshëm gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat ku priten reshje dhe lagështi në rrugë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit

"Në bazë të parashikimeve për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike, Policia e Shtetit njofton se, duke filluar nga mesdita e datës 24.07.2026 deri në paraditen e datës 25.07.2026, mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, në det të hapur dhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë, të shmangin daljet në det, për shkak të kushteve të pafavorshme hidrometeorologjike gjatë këtij harku kohor.

Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë përkeqësimin e kushteve të motit dhe të shmangin çdo dalje në det që mund të rrezikojë sigurinë e tyre dhe të personave në bord.

Po ashtu, nisur nga parashikimet për përkeqësimin e kushteve atmosferike gjatë ditës së nesërme, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, kufijtë e shpejtësisë, distancën e sigurisë dhe duke shmangur manovrat e rrezikshme.

Këmbësorët këshillohen të tregojnë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në kushtet e reshjeve apo lagështirës në rrugë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve të vogla lundruese, mjeteve të peshkimit dhe të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal, jo vetëm gjatë këtij harku kohor, por në vijimësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës."


Lajmi kryesor:

Të premten pritet moti i keq, ndalohet dalja në det e mjeteve lundruese në Vlorë e Sarandë, priten dallgë deri në 3.5 metra! Policia apel drejtuesve: Kujdes kur qarkulloni (FOTOT)